Connect with Us

Kryemadhi përshëndet publikisht Olta Xhaçkën/ Është bërë me fëmijë tjetër

Politikë

Kryemadhi përshëndet publikisht Olta Xhaçkën/ Është bërë me fëmijë tjetër

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli për situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit i cili mori jetën e 51 personave.

Kryemadhi tha se në raste të tilla secili duhet “të mbledhë mendjen”, pasi tha se jeta duhet të vijojë normalisht, ndërsa theksoi se problemin më të madhe hasin ata persona që jetojnë në fshatra.

“Shtëpitë nëpër fshatra një nga problemet që kanë është se njerëzit nuk largohen dot për shkak të gjësë së gjallë. Dhe nga ana sanitare, se nuk po merremi me anën sanitare, por që shkakton shumë problem për shëndetin”, deklaroi ajo.

Kryetarja e LSI tregoi se ka qenë disa herë në mesha dhe në kishën e Laçit tërmeti kishte shkaktuar mjaft dëmtime.

“Unë kam qenë në disa mesha në Katedralen e Tiranës, ku jam lutur për shpirtin e viktimave. Dhe në kishën e Laçit, kjo kishë kishte probleme në fakt dhe ata kërkonin një inxhinier se mund të ketë ndonjë meshë dhe mund të shembet”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Foto -Qan për varfërinë e qytetarëve/ Monika Kryemadhi me vathë diamanti?

“Jeta duhet vazhduar se njerëzit do të vazhdojnë të ecin përpara, problemi është se si vendi duhet të jetë i përgatitur që të mos na gjejë më një tërmet një situatë e tillë”, theksoi politikania.

Kryemadhi nuk ngurroi të përshëndesë edhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, e cila kërkoi të miratohej ligji i emergjencës civile menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ngriti alarmin për tërmetin disa muaj më parë.

“Mbaj mend kur u publikua letra sekret e presidentit Meta. Olta Xhacka e cila më vjen rastin ta përshendes, se është bërë me fëmijë tjetër në këtë situatë, kërkoi të miratohej ligji i emergjencave i cili në fakt ishte gati”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Opozita duhet kolauduar

LEXO EDHE:  Sa do të vazhdojnë protestat?/ Kryemadhi: Jemi të papunë...

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE