LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për tërmetin/ Pas vizitës në Durrës, Olsian Çela shkon në prokurorinë e Krujës

7 Dhjetor 2019, 14:12, Kronika CNA
Hetimet për tërmetin/ Pas vizitës në Durrës, Olsian

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, e ka nisur punën me hetimet për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Paraditen e sotme, një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, Olsian Çela zhvilloi një vizitë në prokurorinë e Durësit, nga ku tha se askush nuk do t?i shpëtojë ndëshkimit, qoftë ky ndërtues apo zyrtar.

Ndërkohë, mësohet se pas Durrësit, Olsian Çela ka shkuar në Krujë, për t?u njohur me situatën pas hetimeve të nisura pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Kryeprokurori po zhvillon një takim me prokurorët e Krujës, ku në fokus ngelet fakti që të vihet drejtësi nëse konstatohen shkelje në të gjitha ndërtesat e shembura.

Kujtojmë se Durrësi dhe Thumana, ishin zonat më të prekura nga tërmeti tragjik, i cili la pas 51 viktima.

Olsian Çela ?tregon dhëmbët? nga Durrësi/ Askush nuk do t?i shpëtojë përgjegjësisë para ligjit

Lajmet e fundit nga