Connect with Us

Haki Çako flet për situatën pas tërmetit/ Çfarë gjeta në hotel Mira Mare

Lajme

Haki Çako flet për situatën pas tërmetit/ Çfarë gjeta në hotel Mira Mare

Publikuar

-

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka treguar në emisionin “Kjo Javë” për situatën kaotike që u krijua menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako rrëfeu se telefonatat ishin të shumta dhe se njerëzit i kishin drejtuar menjëherë drejt Durrësit, ku u shembën disa ndërtesa.

“Informacionin vinin të njëpasnjëshme për godina e banesa që ishin rrënuar, ose kishin rënë. Informacionet e para kanë qënë për godinat në zonën e plazhit të cilat ishin konstatuar nga qytetarët që kishin filluar lëvizjen, më pas sinjalet erdhën për zonën e ish-Kënetës, e më pas në qendër të Thumanës”, u shpreh ai, ndërsa tregoi se gjendja në Hotel Mira Mare ishte shumë e rënduar pas shembjes së kësaj ndërtese.

“Personalisht jam orientuar drejt objektit të parë, që ishte identifikuar si i rënë dhe kjo ishte Mira Mare në Durrës. Kishte një situatë paniku të jashtëzakonshëm, situatë e çorientuar. Erdhën forcat menjëherë dhe nisi ndërhyrja pasi u mor informacioni se kishte banorë. Për pak çaste informacioni u pasua nga Thumana, u tha se kishte shumë viktima, ishin 2-3 pallate të rrënuar plotësisht. Jam zhvendosur dhe kam shkuar menjëherë në Thumanë. Aty filluan menjëherë kërkim shpëtimet. Janë orientuar drejt objekteve të identifikuara ose të shembura, të gjitha grupet që ne i kemi patur në dispozicion”, tha Çako.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit takim me partnerët/ Çako: 5 herë më shumë operacione antidrogë në terren

Gjithashtu drejtori i Mbrojtjes Civile nuk harroi të falenderojë Kosovën, për të cilën theksoi se ishte e para që u afrua për ndihmë.

‘Ekipi i parë që ka shkelur tokën shqiptare, ka qenë ekipi i Kosovës, më pas ekipi grek i kërkim shpëtimit, pothuajse të gjitha kanë ardhur njëra pas tjetrës. Janë aktivizuar në shpërndarjen në të gjitha pikat ku kishte njerëz nën rrënoja dhe ata kanë funksionuar në mënyrë perfekte duke mos marrë në konsideratë asnjë lloj vështirësie asnjë lloj pretendimi”, deklaroi Çako./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi  ndërkombëtarë “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin e tij në përqasjen dhe bashkekzistencën paqësore të komuniteteve të traditave të ndryshme.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në Kishën Katedrale historike të Aahenit, në Gjermani.

Ky vlerësim i rëndësishëm  jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Lavdërimin (Laudatio) për personin e nderuar me këtë çmim do ta mbajë kardinali Kurt Koh, President i “Këshillit Pontifik për Promovimin e Unitetit të Krishterë” (PCPCU).

Në përshëndetjen e tij falënderuese, Kryepiskopi Anastas pritet t’i referohet temës “Bashkekzistenca paqësore në një botë multifetare”.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe  sociale”romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende.

LEXO EDHE:  Strazimiri i përgjigjet Xhafajt: Së bashku me Ramën dhe Çakon jeni…

LEXO EDHE:  Kreu i Policisë së Shtetit përfundon dëshminë në Prokurori

Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

Me rastin e këtij aktiviteti, të pranishmëve do t’u vihet në dispozicion përkthimi në gjermanisht i librit të Kryepeshkopit Anatas “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, që u botua së fundmi nën përkujdesjen e Universitetit të Friburgut, në Zvicër.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rudina Hajdari feston ndryshe/ Vajza e deputetes shpërndan lule për Shën Valentin

Publikuar

-

Nga

Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Rudina Hajdari, e cila duket se i është përkushtuar familjes.

Por ajo që e ka festuar më shumë dhe është përkushtuar më tepër te festa e Shën Valentinit, duket se është vajza e politikanes, Sihana.

Vetë Hajdari ka publikuar disa foto të Sihanës duke vizatuar zemra dhe trëndafila, ku uron deputeten për festën.

Gjithashtu vogëlushja shihet edhe me trëndafila të kuq në dorë, për të cilët Rudina Hajdari thotë se i ka shpërndarë.

LEXO EDHE:  Basha: Pakti mafioz mes Edi Ramës dhe Haki Çakos nuk do ta ketë jetën e gjatë

LEXO EDHE:  Kontradikta për përgjimet/ Patozi: Tahiri dhe Çako të zgjedhin se cili do dorëhiqet

“Sihana duke shpërdarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinit nga ne”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijon gara për kreun e BKH/ Kualifikohen 8 kandidatë

Publikuar

-

Nga

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

LEXO EDHE:  Kontradikta për përgjimet/ Patozi: Tahiri dhe Çako të zgjedhin se cili do dorëhiqet

LEXO EDHE:  Droga “përplas” Hajdarmatajn dhe Çakon/ Shpërblehet ish-drejtori i Policisë?

Tetë nga 18 kandidatë janë kualifikuar në testin fizik dhe logjik. Ata tashmë do të intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

 

LEXO TE PLOTE