Connect with Us

Frikë nga tërmeti?/ “Zhduket” pa gjurmë Avokatja e Popullit

Politikë

Frikë nga tërmeti?/ “Zhduket” pa gjurmë Avokatja e Popullit

Publikuar

-

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë, vendi ynë po përballet me një situatë kaotike.

Tashmë, pas tërmetit ka pasur jo pak akuza, reagime, kundër akuza etj, ndërsa një pjesë e vëmendjes është përqëndruar edhe tek hetimi për përgjegjësit për pallatet e shembura.

Por, një detaj që të bën përshtypje në këtë situatë është “zhdukja” e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

Në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, ajo që duhet të ngrejë zërin për qytetarët, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është “zhdukur” dhe nuk duket asgjë kundi. Asnjë reagim dhe asnjë dalje mediatike.

Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha dorëzoi mandatet e deputetëve dhe bashkitë në shenjë proteste kundër qeverisë, nuk e dorëzoi Avokaten e familjes.

LEXO EDHE:  Përplasjet me KED/ Avokati i Popullit në të njëjtën linjë me Metën

Avokatja e pallatit të 16 milion eurove në Vlorë, vazhdon detyrën. Kur, Basha doli nga sistemi, kjo pse nuk iku?

Apo kjo është speciale, është avokatja e shpërblyer e demokratëve sepse e vunë në krye pasi fitoi gjyqin e Lulit.

E ndërsa tashmë që duhet të tregojë vërtetë se është Avokatja e Popullit dhe jo e familjes së Lulit, nuk duket duket asgjëkundi.

Mesa duket Avokatja e Lulit ose ka frikë nga tërmeti dhe është fshehur në ndonjë cep, ose rri e bën sehir në atë institucion, së bashku me çetën e saj të cilën e ka kthyer në personale./ CNA.al

Avokatja miliardere e Lulzim Bashës/ Zbulohet pasuria e Erinda Ballancës

Bashkëshortja e Bashës zgjedh Avokaten e Popullit

Basha dogji mandatet/ Nuk djeg Avokaten e Popullit (familjes)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. z

    7 Dhjetor, 2019 at 2:27 pm

    I kerkon Andi te bashkohen prape! Zot na ruaj!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  “Tërmeti” prangos 31 persona/ Zbardhen detaje nga operacioni

LEXO EDHE:  "Do ta ndërtojmë Thumanën nga e para"/ Vuajtjet e të prekurve nga tërmeti përlotin Elvis Naçin

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE