LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Video/ Kaos në parkimin nëntokësor tek Sheshi “Skënderbej”, makinat prej orësh të bllokuara

7 Dhjetor 2019, 19:57, Denoncim CNA
Foto-Video/ Kaos në parkimin nëntokësor tek Sheshi

Parkimi nëntokësor tek Sheshi ?Skëndërbej? është kthyer shpesh herë në makth për drejtuesit e automjeteve.

Megjithëse ky parging është projektuar për rreth 3000 vende, mungesa e kordinimimit, apo abuzimi i Bashkisë ka bërë që qindra makina të mbeten të bllokuara më orë të tëra mbrëmjen e sotme.

I revoltuar nga pritja e gjatë, gazi karbonik i makinave por edhe fatura që rritet, një qytetar ka nisur në adresën e redaksisë së CNA.al, disa foto dhe video që pasqyrojnë situatën mbrëmjen e sotme.

Kjo nuk është hera e parë që që ndodh një kaos i tillë, pasi një situatë e ngjashme bëhet sa herë në shesh ka aktivitete apo afrohen festat e fundvitit./CNA.al

Lajmet e fundit nga