Connect with Us

Fondacioni Global Shqiptar nis bashkëpunimin me  Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave

Lajme

Fondacioni Global Shqiptar nis bashkëpunimin me  Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave

Publikuar

-

Fondacioni Global Shqiptar ka nisur bashkëpunimin me Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave.

Fondacioni ka krijuar disa programe dhurimi në “Google”, “Verizon”, “Fidelity Investments” dhe “State Street Bank and Trust” për të mbledhur sa më shumë para nga korporata të mëdha që dhurojnë të njëjtën shumë që punonjesit e vetë kanë arritur të mbledhin.

Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, disa kompani dhurojnë deri në mijëra dollarë për çdo punonjës.

“Ne presim që shumë shqiptarë të mbështesin përpjekjet e Fondacionit Global Shqiptar për të zgjeruar programet e saj duke afruar korporata te tilla. Ka të paktën një mijë kompani vetëm në Shtetet e Bashkuara që përputhin shumat e dhuruara ne vlera të ndryshme. Shpresojmë se shumë shqiptarë që punojnë në këto korporata do të nënshkruajnë organizatën e tyre per te bashkepunuar me Fondacionin Global Shqiptar, dhe më pas të organizojnë kolegët e tyre shqiptarë dhe jo-shqipetare për të dhuruar në Fondacionin Global Shqiptar. Me pas keto fonde do mund të përdoren për të financuar projekte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi”, deklaron Fondacioni Global Shqiptar.

Ndërkohë mësohet se në planin afatgjatë, në këtë bashkëpunim do të angazhohen profesionistë si shqiptare dhe jo-shqiptarë, ndërsa pritet të sjellë përmirësimin e investimeve dhe përparimin profesional të shqiptarëve kudo në botë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

S’ka më pushim për studentët/ Mësim edhe të shtunave në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave.

Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet edhe në fundjavë, për të zëvendësuar orët e humbura pas dëmtimit të godinave nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Tashmë raportohet se dëmtimet janë riparuar dhe studentët mund të kthehen në auditore.

Raportohet se mësimi do të zhvillohet për të shlyer orët në 3 të shtuna të muajit janar, si dhe në 3 të shtuna dhe 1 të dielë të muajit shkurt. Ndërkohë, studentët e Inxhinierisë do të zhvillojnë mësim edhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE