Connect with Us

Edvin Kulluri zbulon skemën/ Si mund të bëhet kompensimi pas tërmetit pa korrupsion dhe tendera 

Politikë

Edvin Kulluri zbulon skemën/ Si mund të bëhet kompensimi pas tërmetit pa korrupsion dhe tendera 

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulli i ka dhënë një leksion qeverisë, për mënyrën sesi mund të bëhet kompensimi i të dëmtuarve nga tërmeti, pa tendera dhe duke shmangur korupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se mënyra me e mire per te shmangur korrupsionin eshte mosperfshirja e shtetit mes te demtuarve dhe strehimit permes tenderave.

Kulluri thekson se percaktimi i nje sasie parash per te blere menjehere apartamente nga te demtuarit, është mënyra më transparente e kompensimit.

“Qeveria ka nje menyre per ta bere transparent procesin e kompensimit, dhenien e financimit familjeve te pastreha per shkak te termetit, per te blere apartamente menjehere.

Percaktimi i nje sasie parash per te blere menjehere apartamente nga te demtuarit!

E para shmangen shpenzimet e medha per qira qe mund te zgjasin nga 1.5-3 vjet dhe se dyti nuk do kete hapsira per korrupsion me tenderat per ndertimin e pallateve te reja.

LEXO EDHE:  Skandal/ Godina e dëmtuar nga tërmeti, drejtori urdhëron punonjësit të futen brenda

Po te shtojme edhe mundesine e zgjedhjes se banoreve se ku do banojne, ky opsion eshte dhe me demokratiku!

Dhe kjo s’ka lidhje se cila qeveri eshte ne fuqi, por shteti nga natyra krijon korrupsion.”-shkruan Kulluri.

Po ashtu ai sugjeron edhe blerjen e apartamenteve të ngelura stok, gjë që sipas tij do të nxirrte nga kriza edhe sektorin e ndërtimit.

“Se treti, blerja e stokut te apartamenteve te pashitura, nxjerr sektorin e ndertimit nga kriza e mungeses se deritanishme te kerkeses qe ka bllokuar qindra milione euro. Kjo zgjidhje do ishte nje “injeksion” i duhur ne ekonomi. Sektori i ndertimit mbetet nder me te rendesishmit ne ekonomi. Kjo skeme i sherben te gjitheve.”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Rama zbulon skenarët për Tiranën, Durrësin dhe Kurbinin

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE