Connect with Us

“Do blej ushqime për të dëmtuarit nga tërmeti”/ Si e mashtroi 49-vjeçari qytetarin nga Durrësi

Kronika

“Do blej ushqime për të dëmtuarit nga tërmeti”/ Si e mashtroi 49-vjeçari qytetarin nga Durrësi

Publikuar

-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili ka mashtruar një qytetar, duke i kërkuar një shumë lekësh, me pretendimin se do të blinte ndihma ushqimore për të prekurit nga tërmeti.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arben Musliaj, banues në Tiranë.

Ky shtetas akuzohet se duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F., banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe politika/ Tre arsye pse Basha nuk do takojë Ramën

“Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë kabina te Tregu Elektrik/ Zona zhytet në errësirë

Publikuar

-

Nga

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë te Tregu Elektrik, në Tiranë.

Mësohet se, si pasojë, ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit të kabinës ka qenë ngarkesa e madhe.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe politika/ Tre arsye pse Basha nuk do takojë Ramën

LEXO EDHE:  Policia projekt sensibilizimi në shkolla

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Vrasja e Nelgert Patës/ Lihen të lirë 5 nga 6 të shoqëruarit

LEXO EDHE:  "Luftë" bosëve të drogës/Policia "paralizon" makinat luksoze, aksion i gjerë në rrugë

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE