Connect with Us

Dhoma e Tregtisë kërkon masa emergjente pas tërmetit/ Propozimet për Këshillin e Ministrave

Politikë

Dhoma e Tregtisë kërkon masa emergjente pas tërmetit/ Propozimet për Këshillin e Ministrave

Publikuar

-

Dhoma e Tregtisë në Durrës ka bërë sot një njoftim për shtyp mbi masat emergjente që duhet të merren në raport me bizneset e të prekurve nga termeti i 26 nëntorit. Këto masa kanë si synim përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes në të cilën këto biznese ndodhen sot, pas dëmeve të tërmetit.

“Pas konstatimit të situatës aktuale të bizneseve, situatë e cila rëndon ekonomikisht krejt qytetin e Durrësit, nga  anëtarët pjesëmarrës së Asamblesë së Dhomës janë ngritur diskutime mbi problematikat e shkaktuara nga termeti.

Anëtarët vendosën t’i  propozojnë Këshillit të Ministrave kërkesa të posaçme për përmirësimin e gjendjes aktuale.”-thuhet në deklaratë.

Kërkesat vijojnë si më poshtë:

  • Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit Të Emergjerncave për dëgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe çertifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit.
  • Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3 vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqerore, TVSH, taksa vendore etj).
  • Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët
  • Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive pë një periudhë një vjeçare.
  • Lobimin nëpërmejt Autoritetit të Mbikqyrjes Financire AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.
  • Pezullimi i aktivitetit pë bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjëndja e jashtëzakonshme ( edhe nëse ka detyrime tek taksat)
  • Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portal e-albania).
  • Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.
LEXO EDHE:  Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

Dhoma e Tregtisë Durrës, pas rënditjes së kërkesave theksoi se synimi i parashtrimit të tyre është përmirësimi i gjendjes së rënduar të situatës aktuale ekonomike në qytetin e Durrësit, pas fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Historia e 32 vjeçarit që erdhi nga Anglia për fejesën e vëllait dhe u gjet i pajetë në rrënoja bashkë me prindërit në Thumanë

LEXO EDHE:  Historia e 32 vjeçarit që erdhi nga Anglia për fejesën e vëllait dhe u gjet i pajetë në rrënoja bashkë me prindërit në Thumanë

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE