LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia e Durrësit miraton bonusin e qirasë për 660 familje të prekura nga tërmeti

7 Dhjetor 2019, 13:08, Politikë CNA
Bashkia e Durrësit miraton bonusin e qirasë për 660 familje

Pas Tiranës, edhe Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.

Në një deklaratë për mediat, bëhet e ditur se vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t?u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

3) Çertifikatën familjare, dhe

4) Të dhënat e llogarisë bankare.

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.

Ndërkohë, Zyra e Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive bën të ditur se në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

Po ashtu, mësohet se nga të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:
1 qytetar ka humeur jetën
44 qytetarë të dëmtuar
3396 qytetarë të evakuuar
1016 qytetarë të strehuar çadra
395 qytetarë në qendra sociale
117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:
7077 konstatime të kryera gjithsej

728 konstatime te kryera në pallate

6349……….konstatime te kryera ne banesa
810…………banesa të pabanueshme
1937……….banesa të dëmtuara rende
4026……….banesa të dëmtuara lehte
69…………..pallate të pabanueshme
132…………pallate të dëmtuar rende
530…………pallate të dëmtuar lehte
1…………….qendër shëndetësore e dëmtuar
106…………biznese të dëmtuara
32…………..shkolla të dëmtuara

Në shkollën ?Ismail Qemali? u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar 2 familje.

BASHKIA TIRANË: Është furnizuar me 350 çadra verore.

BASHKIA KAMËZ: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit.

Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë.

Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë.

BASHKIA KAVAJË: 5 grupe pune që veprojnë në terren.

BASHKIA RROGOZHINË: Aktualisht janë 4 grupe verifikimi në terren për qytetin e Rrogozhinës dhe 1 grup verifikimi per Njësinë Administrative Sinaballaj.

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative:

– Sinaballaj 7 çadra
– Lekaj 5 çadra
– Kryevidh 8 çadra
– Gose 1 çadër
– Rrogozhine 8 çadra.

Përsa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:
– Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.
– Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Sterbeg.
– Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës ?Xh. Soros? në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.
SHËNDETËSIA
4,366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).
413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Ndërkohë, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Në Ishëm, Manzë dhe Prezë Kala, janë vendosur çadra për ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si dhe një njësi e lëvizshme ambulatore është vendosur në Vorë pranë kampit.

QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 533 (Tiranë ? 235; Durrës ? 252; Lezhë ? 44; Elbasan ? 1; Shkodër – 1).

Lajmet e fundit nga