Connect with Us

Basha takon bizneset e prekura nga tërmeti/ “Qindra mijëra euro dëmet”

Politikë

Basha takon bizneset e prekura nga tërmeti/ “Qindra mijëra euro dëmet”

Publikuar

-

Në Durrës janë me qindra bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë ë jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për porositë e marra. Ky është shqetësimi kryesor që i ngritën disa prej bizneseve kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve të sotme në zonën e Durrësit. Neve, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpër rrethe”- i tha kryetarit Basha pronari i një mobilerie në Durrës, i cili shtoi se vazhdon të paguajë njësoj të gjithë punëtorët dhe sigurimet shoqërore, pavarësisht se kjo është një kosto e madhe për të.

I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti. “Kemi pësuar dëme, por dëmi më i madh është që rrimë të stopuar”- i tha zotit Basha pronari i një fasonerie me 450 punëtorë, i cili ka kontrata me disa nga firmat më të njohura botërore të veshjeve. “dëmi ekonomik më kalon shifrën e 600 mijë eurove. Një kontratë do ta mbyll, pasi koha e humbur, nuk mund të rikuperohet. Kontrata e mbyllur shkon rreth 300 mijë euro. Punonjësit do t’i paguaj dhe kjo është minimalja në këto kushte ku ndodhen njerëzit që kanë nevojë, pasi ata kanë humbur shtëpitë. Megjithëse ndihmesa jonë nuk është publike, kjo është në ndihmë me shifra marramendëse, përfshirë dhe riparimin e dëmit që po e bëj vetë’. – u shpreh pronari i fasonerisë së veshjeve.

LEXO EDHE:  A keni të njëjtin qëndrim me Berishën për mos të hyrë në zgjedhje me Ramën?/ Basha jep përgjigjen epike

Në tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i tregoi kryetarit Basha se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, që kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg. “Na mungojnë rreth 30 vetë. Unë kam lidhur një kontratë me klientin në Itali dhe jam i detyruar të rri korrekt, pasi marr penalizime”- u shpreh pronari i fasonerisë, që prodhon këpucë të markave të njohura ndërkombëtare.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Klevis Balliu/ Sulmon minishengenin duke kopjuar Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

Nga studioja e intervistes, në TV Ora, ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, ka folur edhe për rolin e opozitës në minishengenin ballkanik. Ndonëse asnjëherë nuk e ka ushtruar rolin e ekspertit të çeshtjeve të jashtme Balliu ka theksuar se minishengeni është një marrëveshje e pamundur të realizohet për sa kohë përfiton vetëm Serbia.
Por çudia në analizën e tij, lidhur me këtë çështje, qëndron tek fakti se për të “dërrmuar” iniciativën rajonale çuni i Fahriut ka përzgjedhur t’i referohet presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
 
“Shengeni Ballkanik nuk ekziston. Është një fjalë e shpikur. Këtë nuk e them vetëm unë. Ka një Shengen, që e ka thënë dhe Aleksandër Vuçiç për mediat amerikane që “është projekti im për rikthimin e jugosllavisë me Shqipërinë brenda”.
 
Kjo nuk është në interes të Shqipërisë. Ne jemi një vend që importon 50% më shumë se eksporton, ashtu është dhe Kosova dhe kush përfiton, përfiton Serbia që eksporton shumë herë më shumë dhe kërkon të mbysë tregjet Shqiptare”, ka thenë Balliu i ri./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuni i Fahri Balliut “zbulon” pse ka vdekur ekonomia

Publikuar

-

Nga

Megjithëse nuk është ekspert ekonomie, çuni i Fahri Balliut, Klevisi, ka zbuluar shkakun pse ekonomia është rrënuar.

Sipas tij, ekonomia është rrënuar sepse profesionistët janë larguar nga vendi dhe për këtë nuk preferoi të japë shifra konkrete.

“Zgjedhjet e parakohshme tanimë kërkohen nga ekonomia e vendit, nuk ka besoj asnjë qytetar që nuk e ka ndjerë rrënimin ekonomik të shtetit dhe të vetin personal, marr shkas nga fakti tronditës që janë larguar qindra qytetar sepse këtu faktikisht ekonomia ka vdekur. Ajo po ashtu u tregua dhe nga një fatkeqësi natyrore që mund t’i bjerë çdo shteti po çdo shtet do kishte patur mjetet dhe buxhetin e duhur për t’u përgjigjur, që qeveria nuk e ka patur dhe nuk e ka e sot akoma nuk kemi shifra konkrete sepse nuk ka profesionistë, janë hequr, janë larguar”, tha Klevis Balliu, në RTV Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E zbulon Ngjela/ Ja pse është bllokuar zhvillimi i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaron se, korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë.

Në një analizë, Ngjela thotë se korrupsionet kryeministrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë dhe ingredientët e evolucionit që janë arsimi, prodhimi, shkenca, gjuha, komunikimi, liria shoqërore, liria politike, liria ekonomike, liria e shtypit, media, fjala e lirë dhe drejtësia.

Avokati pretendon se, të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit dhe kanë ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë.

Sipas tij, gjendja e rëndë e arsimit, nën cilësinë mesatare, nuk është një gjë që ka ardhur nga rasti.

“Cilësia arsimit u godit nga politika që në vitin 1992. Në fillim u godit universiteti, pastaj, me sistem, u godit në mënyrë drastike edhe shkolla e mesme. U trajtuan mësuesit e gjimnazeve si hamej rrugësh, dhe u fut në arsim injoranca në mësimdhënie. Pas kësaj filloi shitja e notës, dhe shitja e diplomave.
Për 15 vjet Shqipëria kaloi në injorancë, pa gjimnaze cilësorë, pa shkolla profesionale, dhe, hyri në analfabetizm me një përqindje që në Europë quhet shumë e lartë. E gjitha kjo ishte në fakt skema antintelektualiste e injorancës politike. Luftë kundër intelektit të kualifikuar, dhe sidomos luftë kundër akademizmit”, shprehet Ngjela.

LEXO EDHE:  Bashkëqeverisje dhe pakt i ri PD-PS?/ Reagon Basha

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e Lulit/ Në Vlorë emërohet biznesmeni, që ndërtoi pallatin e vjehrrit

“Pikërisht në këtë kohë, kur arsimi cilësor kishte marrë fund, u hodhën në treg minimumi pesë universitete privatë që iu shisnin diploma kujdo.
Pas kësaj, ata që ishin krijuesit e kësaj gjendjeje, hapën dyert e administratës shtetërore për punësimin masiv të diplomës së blerë.
Pas këtij procesi disavjeçar injoranca pushtoi edhe administratën shtetërore.
Një tmerr i vërtetë: korrupsioni shtetëror u bë dominant në drejtimin e shtetit shqiptar. Injorantët e emëruar në “pikat e mjaltit” ishin vjelës të ardhurash korruptive, por edhe pagues të regullt të ministrave që i kishin emëruar”, vijon më tej avokati, teksa thekson se të gjitha kryeministrat u bashkuan me krimin e organizuar, ndërsa kryeministri aktual është kampioni i kësaj gjendjeje të kriminalizuar të administratës shtetërore.

Ngjela thotë se shkenca u godit si rrjedhojë e histerisë antidije që u vendos në Shqipëri. Ai pretendon se rrafshimi i arsimit dhe likuidimi i shkencës sollën një krizë të rëndë të intelektit.

Avokati ngre pyetjet nëse: “Do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojnë, sepse hetimi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE