Connect with Us

Akomodim në hotele me pesë yje për të dëmtuarit nga tërmeti?/ Banorët marrin njoftimin e papritur

Denoncim

Akomodim në hotele me pesë yje për të dëmtuarit nga tërmeti?/ Banorët marrin njoftimin e papritur

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria është një fake.

E ndërsa i referohet akomodimit të të prekurve nga tërmeti në hotelet më luksoze në vend, sikurse pretendon kryeministri, qytetari thotë se hoteleve deri në këtë moment nuk ju është dhënë as dhe një qindarkë për të sistemuarit.

Po ashtu, denoncuesi publikon edhe një urdhër të Shtabit të Emergjencave Civile Durës-Kavajë, ku thuhet se familjet të cilët banonin në banesa me qira, por që këto banesa janë dëmtuar për shkak të tërmetit duhet të gjejnë vetë personalisht banesa të tjera me qira. Po ashtu në urdhër jepet ultimatum edhe një datë për lirimin e hotelit. Banorët kanë si afat datën 8 dhjetor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Tërmeti u prishi shkollën, nxënësit mësojnë në lokal. Fëmijët e kopshtit në mal

Publikuar

-

Nga

Në emisionin investigativ “Fiks Fare” të mbrëmjes së sotme është denoncuar rasti i prishjes së një shkolle dhe transferimi i nxenësve për mësim në një lokal.

Konkretisht bëhet fjalë për shkollën e fshatit Skrevan të Beratit fëmijët e të cilës e zhvillojnë mësimin në lokalin e fhsatit, kurse fëmijët e kopshtit i nxjerrin në mal. Kjo pasi godinat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Rindërtimi pas tërmetit/ Rama: Nuk kemi fuqi punëtore, do të bëjmë kërkesa nga jashtë

LEXO EDHE:  “Dikush po i mashtron shqiptarët”/ Haradinaj jep mesazhin e fortë

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Stop”/ Familja me tre fëmijë në mëshirë të fatit pas tërmetit, Bashkia urdhër të nxirren nga hoteli

Publikuar

-

Nga

Familja Doda, e përbërë nga 5 persona, ka mbetur në mëshirë të fatit. Pas tërmetit të 26 nëntorit, Rita Doda, së bashkua me bashkëshortin dhe tre fëmijët e mitur ishin akomoduar në resortin “Raffaelo” në Lezhë.

Por rreth dy muaj e gjysmë pas tërmetit, Bashkia e Laçit ka dhënë urdhër që ata të nxirren nga hoteli, ku ishin akomoduar që prej datës 29 nëntor.

Rita Doda iu drejtua emisionit investigativ “Stop”, ku tregoi se nuk kanë përfituar bonus, pasi kanë jetuar 11 vite me qera dhe nuk zotërojnë një banesë të tyren. Ajo deklaron se ka jetuar në Mamurras, ndërsa pasaportizimin e ka në bashkinë e Laçit.

Familja Doda ka mbetur në rrugë, me një foshnje 7 muajshe të sëmurë. Gazetarja e emisionit është përballur me Sekretaren e Bashkisë, e cila e ka pritur shumë keq, duke i kërkuar llogari se përse interesohet për atë familje.

LEXO EDHE:  “Dikush po i mashtron shqiptarët”/ Haradinaj jep mesazhin e fortë

LEXO EDHE:  Basha, njësoj si dy vite më parë

Sekretarja deklaron se buxheti i Bashkisë nuk mund të përballojë të gjithë shpenzimet, por kërkoi që Merita Doda të kontaktojë me Kryebashkiakun.

Me ndërhyrjen e emisoninit investigativ, Kryetari i Bashkisë e akomodoi familjen Doda në Shëngjin, duke i siguruar banesë edhe për disa muaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Stop”/Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një denoncim të ardhur nga Tepelena, sipas të cilit, një fëmijë është dhunuar në çerdhen e këtij qyteti.

Nëna tregon se në muajin Nëntor, fëmijën e saj e ka gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë, pasi e ka goditur dikush nga personeli i çerdhes.

Edukatorja Natasha Qeli i thotë se nuk ka parë asgjë, sepse ishte duke u marrë me një fëmijë tjetër.

Më pas, prindi shkon në Bashkinë e Tepelenës, pasi ky institucion ka në varësi çerdhen. Në Bashki u ngrit një komision për ngjarjen dhe u vendos pushimi nga puna i edukatores. Por pas këtij vendimi, përgjegjësja e ushqimit të çerdhes, zonja Shpresa Meta, papritur shfaqet në shtëpinë e prindit dhe i përgjërohet që ta mbyllë me kaq këtë histori, sepse aktin nuk e ka bërë Natasha.

Në këto kushte, zonja tërheq denoncimin, por bën një deklaratë ku pohon se në atë çerdhen e fëmijës së saj është ushtruar dhunë nga personeli.

Jam nëna e një fëmije 2 vjeç e gjysmë e cila para 3 muaj e gjysmë ka pësuar një traumë në çerdhen e rrethit  të Tepelenës, sepse e ka goditur dikush aty në personel. Më thonë hajde të marrësh gocën sepse është shumë keq, po qan pa pushim dhe unë nuk po e pushoj dot. Edukatoret më thonë që goca është vrarë duke luajtur me fëmijët. Po goca ka shenja në fytyrë. Ka 5 gishta. Direkt kam lënë punën, jam nisur për tek edukatorja Natasha Çeli, duke i treguar foton që çfarë ka goca ime. Shumë e habitur dhe shokuar njëkohësisht, më thotë që nuk e kam idenë për çfarë po flet. I thashë, kush e ka idenë? Unë fëmijën ty ta kam lënë në dorë, nuk ja kam lënë dikujt tjetër. Jo s’e di, do jetë shtyrë me ndonjë fëmijë. Kjo s’është e shtyrë fëmijë, është pëllëmbë e një dore të rrituri tjetër aty.

Dhe më thotë që shko ankohu tek përgjegjësi se ka përgjegjës institucioni. Përgjegjësja është Shpresa. Shkoj në Bashki, sepse çerdhja varet nga Bashkia, dhe kërkoj aty përgjegjësen e institucionit. Zonja Arta më ka thënë që do ngremë një komision, të cilin e ngritën komisionin dhe pas 3 ditësh vendosën që të hiqnin nga puna Natasha Çelin, edukatoren e gocës. Deri këtu isha shumë e kënaqur me Bashkinë. Pastaj na shfaqet zonja Shpresë në shtëpi duke na ardhur dhe duke na kërkuar falje e përgjërime. Zëre se ta bëra unë, ja qëllomë mua dhe e mbyllim me kaq. Unë e kuptova që Natasha nuk e kishte bërë, sepse po ta kishte bërë nuk mund të rrinte pa reaguar. Do trembej, ose do thoshte më fal, unë e bëra. Kurse Natasha qëndroi stoike dhe mbi të gjitha mua Natasha më tha unë nuk kam parë gjë. Në momentin që mund të ketë ndodhur kjo, unë kam qenë duke ndërruar një fëmijë tjetër. Që do të thotë, fëmija im është qëlluar nga dikush tjetër aty. Dhe ajo që reagoi ishte Shpresa duke më ardhur në shtëpi.

Ndodhur në këto kushte, kuptova që znj. Natasha nuk kishte fare gisht në këtë punë, po ishte Shpresa ajo që e kishte bërë. Është mbledhur komisioni, unë kam tërhequr denoncimin për Natashën dhe kam lënë një deklaratë që në çerdhe ushtrohet dhunë nga personeli. Prita që të më telefononin, po deri më sot nuk është bërë asnjë gjë. Zonja Shpresa vazhdon të jetë atje, ndërkohë dhe mund të rrahë fëmijë. Dhe nuk ka një përgjegjës. Unë kërkoj që në atë institucion, ajo dorë të zhduket prej andej sepse aty janë shumë fëmijë të tjerë. Ata janë në një moshë që nuk flasin dhe nuk tregojnë dot se çfarë ndodh aty brenda. Dua drejtësinë e fëmijës tim”.

Përmes kamerës së fshehtë, nëna e fëmijës së dhunuar takohet me përgjegjësen e ushqimit të çerdhes, dhe nga biseda me të, sjellja e kësaj të fundit lë të kuptohet që mund të jetë e përfshirë në dhunën ndaj fëmijës.

LEXO EDHE:  Rama, 13 padi për shpifje kundër Berishës

LEXO EDHE:  Berisha rrëfen për herë të parë përse mbrojti Metën pas videos me Priftin

Prindi-Si ka mundësi, që je akoma këtu ti?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë kishe? Fol!

Prindi-Çfarë kam unë, apo çfarë ke ti?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Unë s’kam!

Prindi-Ti s’duhet të jesh këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Në rregull!

Prindi-S’duhet të jesh fare këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Jo! Çfarë të të them unë?

Prindi-Çfarë do të thuash ti, që s’e bëre ti? Se nuk vjen kush të përgjërohet e të kërkojë falje, për një gjë, që s’e ka bërë!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë të them unë?

Prindi-Çfarë të thuash ti? Ty të thashë, që tek shtëpia, që duhet të vesh të firmosësh, të ikësh vetë, se s’je për këtu! Ajo dorë, nuk duhet të jetë më këtu!

Përgjegjësja Shpresa Meta-Po mirë moj!

Prindi-Në rregull?

Përgjegjësja Shpresa Meta-Si të duash bëj!

Prindi-S’ke turp! S’ke turp moj, jo! Ti s’je as nënë, s’je as gjyshe, s’je asgjë! Nuk e di unë, se çfarë femre je ti! Ti, që ve dorë tek një fëmijë ashtu! Nuk e di unë se çfarë lloj njeriu je ti!

Gazetarja e emisionit “Stop” pyet vetë Shpresën për dhunën ndaj famijës, por ajo e mohon. Më pas shkon në Bashkinë e Tepelenës, në zyrën e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social.

Gazetarja komunikon me përgjegjësen e kësaj zyre, e cila thotë se në këto kushte, Bashkia do të ngrejë një komision të dytë,

Arta Shaha, përgjegjëse e AMK-së: Ajo bëri denoncim për edukatoren. Për edukatoren ka mbaruar procedura, tani ka vajtur në një instancë tjetër sepse ka bërë një denoncim.

Përgjegjësja e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social në Bashkinë e Tepelenës konfirmoi gjithashtu se brenda çerdhes do të vendosen kamera për të shmangur raste të tjera dhune. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE