LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“20 milion për çdo shtëpi të ndërtuar në fshat pas tërmetit”/ Si Rama po tallet me qytetarët

7 Dhjetor 2019, 13:58, Politikë CNA
“20 milion për çdo shtëpi të ndërtuar në

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se të gjithë banorëve të zonave rurale, të prekura nga tërmeti, nëse duan t?i ndërtojnë vetë shtëpitë e tyre, shteti do u jepte nga 20 milionë lekë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar tallëse ofertën e Ramës për banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi.

Sipas tij kjo tregon se Rama ose tallet, ose jeton në një hapësirë me iluzione.

?Një oferte tallëse dhe cinike e Edvin Mafise për fatkqinjtë!

Diskriminim racist antikushtetues i qytetareve shqiptar!
Miq, 2 milion lek per shtepite e rrenuara nga termeti ne fshat, qe per te mashtruar Edvin Mafia i lexon me te vjetra (20 milione) do te thote:
-ose je cinik i pashpirt qe urren fatkqinjte dhe tallesh e i diskriminon ata
-ose nuk jeton ne kete vend por diku ne nje hapesire iluzive, rrene dhe mashtrimi
Me dy milione qe ofron narkoqeveria jote fshatari nuk ngre dot nje balle te shtepise se rrenuar.
Prandaj duke denuar kete akt cinik i them Edvin Mafise hiq dore nga diskriminimi cinik i qytetareve, nuk do mundesh kurre ti ndash ne fatkeqesi ata ne disa te fshatit e te tjere te qytetit, disa te nenes e te tjere te njerkes, kete nuk e pranon asnje shqiptar dhe per kete qendrim çnjerezor antikushtetues do te marresh ndeshkimin e merituar.?-shkruan Berisha në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga