Connect with Us

Zbulohet urdhëri i Mynyr Konit/ Ja kur rifillon mësimi në Universitetin e Tiranës

Sociale

Zbulohet urdhëri i Mynyr Konit/ Ja kur rifillon mësimi në Universitetin e Tiranës

Publikuar

-

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka nxjerrë një urdhër, sipas të cilit në datën 10 dhjetor duhet të rifillojë procesi mësimor në këtë universitet.

Po ashtu në urdhërin e nxjerrë nga rektori Koni, thuhet se drejtuesit e njësive kryesore të UT të paraqesin propozime konkrete për zëvëndësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësimi, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Më poshtë, urdhëri i Rektorit nr. 23, datë 06.12.2019 “Për rifillimin e procesit mësimor në Universitetin e Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi i merr jetën efektivit të Policisë së Tiranës/ Më parë humbi edhe babain

Publikuar

-

Nga

Kosovë/ Shkon në 607 numri i viktimave nga Covid-19

Koronavirusi  vijon të marrë jetë, ndërsa së fundi mësohet se ka humbur jetën edhe një efektiv i Policisë së Tiranës.

Mësohet se ka humbur jetën efektivi Ilir Nerguti, ndërsa dy javë më parë kishte humbur edhe babain po nga ky virus i rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Halit Valteri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.



“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh.

Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.

LEXO TE PLOTE

Sociale

I sëmuri me HIV/AIDS pa mjekim, për shkak të pandemisë/ Spitalet rajonale nuk dinë ta trajtojnë

Publikuar

-

Nga

I sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet për kurim në QSUT, por dërgohet në spitalet e rretheve ku mungon specializimi i duhur për mjekim .

Në emisionin Fiks Fare ka ardhur ankesa e një nëne për të birin e saj i cili është i sëmurë me HIV/AIDS. Limone Beqiri nga Pogradeci tregon se djali i saj 42 vjeç në bazë të analizave që kanë bërë para 1 muaji ka rezultuar i infektuar nga virusi HIV/AIDS që është rrezik për jetën e njeriut duke shkaktuar edhe vdekjen.

Gjithashtu ajo na rrëfen se i biri ka qëndruar për mjekim i shtruar një javë në Spitalin e Pogradecit. Pas kësaj kohe spitali e dërgoi për mjekim më të specializuar në Tiranë. Spitali i QSUT-së në Tiranë e kthen të sëmurin sërish në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë Spitali Rajonal i Pogradecit kësaj here e dërgon të sëmurin jo më në Tiranë, por në spitalin e Korçës. Në fund të këtij rrugëtimi i sëmuri përfundon sërish në spitalin e Pogradecit, pasi edhe spitali i Korçës ka bërë të njëjtën gjë si Qsut-ja në Tiranë, duke mos e mbajtur të sëmurin për mjekim e kanë rrikthyer në Pogradec. Nëna e të sëmurit thotë se nuk dinë më ku të shkojnë, prandaj i janë drejtuar emisionit Fiks Fare . Ajo kërkon të dijë përse nuk pranohet djali i saj në spital? Bashkëpunëtorët e Fiksit me qytetaren shkojnë në spital ku nga kryeinfermierja marrin përgjigje se gjendja e të sëmurit u përkeqësua në spital.

Kryeinfermierja thotë gjithashtu se: – Djalin e sorollat Tirana dhe Korça ne nuk bëjmë dot asgjë.



Gjithashtu kryeinfermjerja thotë që i sëmuri të marrë një rekomandim nga mjekja e familjes për tek infeksionist dhe të vij përsëri në spital për mjekim. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e spitalit për të marrë një përgjigje se përse i sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet në spital për mjekim?

Drejtori sqaron gazetarët se e njeh rastin në fjalë, por më specifikisht do të flasë me mjeken që e ka ndjekur pacientin. Ndërkohë ai tregon se në Tiranë dhe në Korçë të sëmurin e kanë dërguar pasi me HIV/AIDS ka qenë rasti i parë që ka ndodhur në Spitalin e Pogradecit dhe nuk kanë trajtuar ndonjëherë të sëmurë me këtë virus. Drejtori thotë se për këtë të sëmurë duhet të përgjigjet spitali Nënë Tereza në Tiranë, sepse ata nuk kanë çfarë të bëjnë.

Ai u shpjegon gazetarëve se pacienti është drejtuar drejt spitaleve të tjera për mjekim më të specializuar dhe se duhet të jetë QSUT-ja ajo e cila duhet t’u jap edhe protokollin e mjekimit mbi të cilin të ndjekin në spitalin e Pogradecit të infektuarin me HIV/AIDS. Gjithashtu gazetarëve të Fiksit drejtori u kërkon që t’i lënë një kërkesë me shkrim për këtë rast, pasi do konsultohej me mjeken që ka ndjekur specifikisht të sëmurin me virusin vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E mban në punë dhe s’i jep rrogën/ Ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

Publikuar

-

Nga

Iris Qerana është një qytetar që punon fshatin Pezë Helmes, i cili i është drejtuar emisionit Stop për një problem që ka me kompaninë ku punon. Qerana rezulton i punësuar në një punishte alumini, por për shkak të izolimit nga pandemia, në muajin mars ka qëndruar në shtëpi.

Në muajin Prill është thirrur të shkojë në punë dhe ka punuar deri në 20 maj. Për gjithë këtë kohë është paguar vetëm 124 mijë lekë të vjetra, pasi pronari i ka quajtur rrogë edhe pagën e luftës të ofruar nga shteti.

Pas denoncimit të këtij rasti, gazetarja e emisionit “Stop” ka kontaktuar me një administrator të kësaj punishteje, por ai pretendon, se Irisi nuk ka qenë punonjës i tij.
Gazetarja: Administrator unë jam këtu tek “Dashi Alumin”, jam Domenika gazetare e “Stop-it”, nuk e di nëse jeni në dijeni për problemin e Iris Qeranës.

Administrator: Po, po! Nuk e di, është marrë ekonomisti.

Gazetarja: Ku mund ta gjej ekonomistin, se pse e ka paguar ashtu siç e ka paguar?

Administratori: Do të flas dhe do të them.

Gazetarja: Jam në Pezë Helmes dhe këtu nuk ka njëri përveç të një vajze.

Administratori: Kë kërkon ti, se nuk të kuptova?

Gazetarja: Unë kërkoj dikë që të më shpjegoj, si është paguar në këtë mënyrë Zoti Qerana?

Administratori: Po ka një ekonomiste ka dhe administratore, unë s’jam.

Gazetarja: Unë e di që ju jeni administratori.

Vetë punëtori Iris Qerana shprehet se zotëria në fjalë i është prezantuar si administrator dhe e ka udhëzuar për punën që ka bërë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e kompanisë. Pasi në pikën e parë të punishtes nuk kishte njeri, gazetarja e “Stop” shkoi në një pikë tjetër ku gjen dhe administratorin me të cilin foli në telefon.

Gazetarja: Më fike telefonin, unë jam Domenika, që të mora në telefon. Si je?

Administratori:Djali s’është, s’ka qenë punëtori im.

Gazetarja: S’ka qenë punëtori juaj? Fare, fare?

Administratori: Jo, jo.

Gazetarja: Kush qëndron këtu përgjegjës, sepse djali ka qenë në punë këtu në prill-maj.



Administratori: Ka qenë këtu?

Gazetarja: Po!

Administratori: Okej! Do flasim! Po ka qenë këtu, do flasim me përgjegjësin.

Gazetarja:Po kush është pra?

Administratori: Po s’është pra, s’ka njeri këtu, s’e shef, që është mbyll? Kur të vijë, të them. Atje ku ishe ti, s’jam unë administrator. Jam këtu.

Gazetarja: Shumë mire!

Më pas emisioni “Stop” gjeti dhe ekonomisten e firmës, e cila shprehet se Irisi ka qenë në provë dhe është paguar me 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa e Irisit?

Ekonomistja: 260 mijë lekë, Irisi ka qenë në provë, sepse Irisi ka filluar në mars. Djali është siguruar me datën 10 mars dhe ka përfunduar me datën 20.

Gazetarja: Shteti ka dhënë një pagë lufte, për ndihmuar qytetarët në këtë situatë.

Ekonomistja: Pse shteti ndihmoi pikërisht bizneset e mëdha dhe nuk shkoi në një gjendje civile për t’i dhënë këtë pagë të gjithë popullsisë?

Gazetarja: Nuk ka ndihmuar bizneset…, i keni llogaritur pagën e shtetit, si pagesë tuajën.

Ekonomistja: Atëherë Irisi nuk ka ardhur në prill, ne nuk kemi patur punë në prill, ça do i jepja unë në prill? Faleminderit shtetit, që i ka dhënë pagesën…

Gazetarja: Kjo është ajo, që thoni sot, ndërkohë në prill keni punuar. Në prill-maj keni punuar.

Ekonomistja: Në maj është paguar Irisi. I ka lekët në bankë.

LEXO TE PLOTE