Connect with Us

Vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti/ Vjen lajmi i mirë për 6 fëmijët jetimë

Sociale

Vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti/ Vjen lajmi i mirë për 6 fëmijët jetimë

Publikuar

-

Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të mëdha si në njerëz ashtu edhe në dëme materiale.

Mes personave që humbën jetën nën rrënoja ishin edhe dy vëllezër kosovarë të cilët lanë pas nga tre fëmijë jetimë.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, është pasqyruar pak nga dhimbja e thellë e familjarëve Abazi në Gjilan.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë vizituar familjarët, duke iu dhënë edhe një lajm të mirë se ja nisur ndërtimi i shtëpisë për familjen Abazi, për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen.

LEXO EDHE:  Tentoi të grabiste një shtëpi/ Prangoset 35-vjeçari (Emri)

Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një prej pension 1 mijë euro në muaj, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 euro për fëmijët e tjetrit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Jeta luksoze e Fatmir Hysenbelliut/Zbulon pamjet e shtëpisë së re

LEXO EDHE:  Tërmeti shkund Italinë/ Ja epiqendra dhe sa ballë ishte

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE