LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti nuk kurseu as Universitetin e Mjekësisë/ Rektorati ndërpret mësimin deri më 13 dhjetor

6 Dhjetor 2019, 15:04, Aktualitet CNA
Tërmeti nuk kurseu as Universitetin e Mjekësisë/ Rektorati

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, ndryshe nga universitet e tjera do ta ndërpresë procesin mësimor edhe gjatë javës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur rektori i universitetit Arben Gjata, i cili ka publikuar vendimin e rektoratit të Universitetit të Mjekësisë.

Gjata bën me dije  se shkak për ndërprerjen e mësimit është dëmtimi i godinave në të cilat zhvillohet procesi mësimor, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Në dokumentin e publikuar, thuhet se rektorati ka vendosur ?ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe gjatë javës në vazhdim (datë 09.12.2019 deri 13.12.2019)”, ndërsa bëhet me dije se studentët do të njoftohen edhe në vijim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga