LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e Organizatës/ Reagon prezenca e OSBE-së

6 Dhjetor 2019, 17:25, Aktualitet CNA
Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e Organizatës/ Reagon prezenca e

Pasi Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e Organizatës së OSBE-së, ka ardhur edhe reagimi i prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Prezenca e OSBE uron Shqipërinë e cila do ta drejtojë këtë organizatë për 6 muajt e ardhshme, ndërsa thekson se kjo është një mundësi historike që vendi të shkëlqejë.

?Prania e OSBE-së në Shqipëri, uron Shqipërinë për marrjen e detyrës së kreut të OSBE-së ditën e sotme, duke reflektuar statusin dhe angazhimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare të sigurisë. Siç tha dhe kryeministri Edi Rama, kjo është një mundësi historike që vendi të shkëlqejë.

Ne mezi presim një bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm në avancimin e vlerave të OSBE-së për demokraci të shëndetshme dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe përparësitë e kryesisë shqiptare në të gjitha fushat e OSBE-së?, thuhet në reagimin në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga