Connect with Us

Pritshmëritë e Olsian Çelës/ “Shkopi magjik” i një kryeprokurori

Politikë

Pritshmëritë e Olsian Çelës/ “Shkopi magjik” i një kryeprokurori

Publikuar

-

Kështu ndodh gjithmonë në Shqipëri, zgjedhja e një kryeprokurori të ri sjell shpresa të mëdha. A thua do bëjë hatanë, me shpatë në dorë do luftojë korrupsionin dhe krimin si askush tjetër. Prokuroria do jetë më e pavarur dhe shteti do bëhet më serioz. Politikanët do marrin ndëshkimin e meritur dhe trupa e prokurorëve do bëjë një betejë të vërtetë për të rikthyer autoritetin dhe frikën e ligjit për të zhdukur krimin e korrupsionin.

Olsian Çela, i zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm nuk ka “shkop magjik”, pasi do i duhej një i tillë ti zgjidhte të gjitha këto. Nuk është as Xhovani Falkone, megjithëse Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një të tillë, por vështirë se gjendet dikush.

Çela është Prokurori i Përgjithshëm i radhës, që në fakt ka më pak kompetenca se paraardhësit e tij për të cilët kishte po kaq shumë pritshmëri. Ai është një figurë që në disa dalje mediatike ka reflektuar autoritet dhe bindjen se është i zoti në punën e tij dhe i ndershëm, por prova e tij fillon tani.

               Theodhori Sollaku

Kur u zgjodh Theodhori Sollaku kryeprokuror, politika buçiste, u ndez shpresë, atëherë Jozefina Topalli në parlament tha një fjali: “Futët dorën në qyp e gjetët një magjyp”. Sollaku u shkarkua nga qeveria Berisha pas një beteje të fortë. Në krye të prokurorisë erdhi Ina Rama. “Prokurorja e re do jetë Silvia Konti e Shqipërisë”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Iku sërish pas betejës me qeverinë Berisha, për ti lënë vendin Adriatik Llallës, i vetmi kryeprokuror që i ndalohet të hyjë në SHBA dhe i akuzuar fort.

                              Ina Rama

Të gjithë këta të mësipërmit, kanë pasur të njëjtat pritshmëri me Olsian Çelën, vetëm se ky i fundit zgjidhet gjatë një Reforme në Drejtësi të shumë pritur, por edhe të deformuar dhe kapur deri diku nga qeveria dhe tentakulat e saj të korrupsionit, drejtuar nga Ëngjëll Agaçi e Fatmir Xhafaj.

Paraardhësit e Çelës, kanë qenë po kaq profesioniste, me pritshmëri të mëdha, por edhe me më shumë kompetenca për të bërë luftën e duhur, e cila në fakt nuk u bë kurrë për shkak të kapjes së gjithçkaje nga palët politike, mungesës së pavarësisë së institucioneve dhe deri tek përdhosja e tyre nga emërimet politike të shërbëtorëve të nesërm për mbyllje dosjesh korrupsioni e krimi.

LEXO EDHE:  Zyrtari i USAID: Ambasadori amerikan Lu ka punuar në mënyrë aktive për Reformën në Drejtësi
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
                    Adriatik Llalla

Sot Olsiani që po përceptohet si Falkone i Shqipërisë është një administrator i prokurorisë për një mandat 7 vjeçar, ai ka më pak kompetencat se paraardhësit dhe është më i kontrrolluar nga kupola që quhet KLP.

Prandaj vështirë se mund të kemi ndonjë ndryshim të madh, thjeshtë dhe vetëm shumë shpejt do kemi më shumë zhurmë nga SPAK e BKH, të cilat në fakt s’do i kontrrollojë Olsian Çela por Ambasada e SHBA, e cila është edhe frymëzuesja dhe udhëheqësja e Reformës në Drejtësi. Kryeprokurori do bëjë, siç i thonë në turqisht sehir, se nuk bën dot më shumë.

Krimi dhe bandat janë rrugëve dhe të lidhur me shtetin e politikën në çdo anë, dosjet e korrupsionit, konçesioneve, shit-blerjes së votës, janë aty. Të gjitha janë aty, por ato nuk i heton Kryeprokurori. Ai nuk mjafton për atë që shpresojnë shqiptarët, një përmbysje apokaliptike në poilitikë.

Prandaj pritshmëritë më shumë sesa te Çela duhet të jenë diku tjetër.

Olsjan Çela nuk është as Xhovani Falkone e as nuk ka një shkop magjik. Ai do bëjë disa lëvizje administrative fillimisht dhe më pas do duhet shumë kohë të na tregojë se vlen sa pritshmëritë e publikut. Këto të fundit deri më sot si ka plotësuar askush.

Ndërsa mori zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit, sot Olsian Çela tha se “Njerëzit sot kërkojnë drejtësi, kërkojnë që më në fund gjërat në këtë vend të bëhen konkrete, puna jonë duhet të jetë në lartësinë e asaj që njerëzit kërkojnë nga ne”.

Kjo fjali e kryeprokurorit tregon se dhe ai vetë e di cilat janë pritshmëritë. Por, është ende në delirin e zgjedhjes dhe akoma nuk është ulur në karrige. Ajo do tule të forta.

Pa e paragjykuar të shpresojmë se kryeprokurori i ri do jetë diçka më shumë se paraardhësit, por me kompetencat që ka është thjeshtë një ëndërr./ CNA.al

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Video-Surpriza në “Opinion”/ Ja kë takoi Berisha në fund të emisionit

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Saimir Tahiri me jaht 500-600 mijë euro, të blerë nga trafikantët

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE