Connect with Us

“Policët dhurojnë 104 milionë lekë për të prekurit nga tërmeti”/ Ardi Veliu: Rrezikuan edhe jetën e tyre

Politikë

“Policët dhurojnë 104 milionë lekë për të prekurit nga tërmeti”/ Ardi Veliu: Rrezikuan edhe jetën e tyre

Publikuar

-

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteit, Ardi Veliu ka bërë me dije se mbi 4000 forca policie u angazhuan pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Veliut, efektivët e policisë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit, dhënia e ndihmës së parë për njerëzit që kishin nevojë, garantimin e rendit dhe sigurisë, disiplinimin e qarkullimit duke i dhënë përparësi qarkullimit të ambulancave dhe ekipeve të zjarrfikëseve si dhe sigurimin e pronës së qytetarëve dhe ruajtjen e objekteve të dëmtuara, për të mos lejuar futjen e banorëve për shkaqe sigurie.

Veliu ka shprehur falenderime për forcat special Renea, FNSH-të e Tiranës, Shkodrës e Fierit, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës ,Tiranë dhe Lezhë për profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të humanizmit duke rrezikuar edhe jetën e tyre, të cilët u përfshinë drejtpërdrejt të parët në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Falë ndërhyrjes së tyre, në bashkëpunim edhe me skuadrat e zjarrfikëseve dhe ushtrinë u shpëtuan 39 jetë njerëzish, që kishin mbetur poshtë rrënojave. Më pas, duke bashkëpunuar edhe me grupet speciale të vendeve mike, u bë i mundur edhe shpëtimi i disa personave të tjerë. Forcat Renea dhe FNSH-ja në kushte të vështira dhe të rrezikshme për sigurinë e jetës së tyre vijuan operacionet për nxjerrjen e trupave nga rrënojat dhe për këtë ata sot meritojnë mirënjohjen dhe respektin e gjithë organizatës së Policisë, por edhe të gjithë qytetarëve”, u shpreh Veliu.

LEXO EDHE:  Ishin kthyer në tmerrin e banorëve/ Arreston dy “skifterat” në Vlorë

Më tej Veliu bëri me dije se punonjësite policisë kontibuan me vullnet sipas mundësive duke bërë të mundur mbledhjen e shumës 104 milion e 350 mijë lekë, e cila u depozitua ne platformën e-Albania.

“Me këtë rast, duke përfituar nga ky komunikim publik, dua të falënderoj një për një, të gjithë punonjësit e Policisë, por edhe familjet e tyre që kontribuuan me vullnet sipas mundësive duke bërë të mundur mbledhjen e shumës 104 milion e 350 mijë lekë, e cila u depozitua ne platformën e-Albania. Mirëkuptoj edhe 2016 punonjësit e Policisë që nuk kanë kontribuuar me vlera monetare, pasi nuk kanë pasur mundësi”, tha Veliu në një konferencë për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  “Vdekja është e pashmangshme për të gjithë”/ Policia ekzekuton ushtarin që vrau 26 njerëz dhe plagosi 57 të tjerë

LEXO EDHE:  Shqiptari ther me thikë gruan në Gjermani/ Dyshimet e para

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE