LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Olli nxjerr “zbuluar” Ramën/ Zbulon prapaskenat e kërcënimit ndaj medias

6 Dhjetor 2019, 07:45, Politikë CNA
Olli nxjerr “zbuluar” Ramën/ Zbulon prapaskenat e

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se do të miratohet një tjetër klauzolë në ligjin antishpifje, e cila sipas tij parashikon dënim të rëndë për shpifjen në situatë të jashtëzakonshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se Rama kërcënon mediat, sa herë që këto të fundit i nxjerrin nga një të palarë, si ajo e djeshmja në Durrës.

?Sa herë që i del nga një e palarë, sikundër ato natës së djeshme në Durrës, i fut nga një kërcënim me ligj a pa ligj medias! Dhe ato pamje i nxorri vetë…. Paketën antishpifje ja hodhi poshtë Europa, por lideri global insiston edhe ta shtojë…. shto ujë e shto miell…. ?-shkruan Olli.

Më tej, ai komenton edhe deklaratën e Ramës, i cili tha se do të bëjnë kërkesa nga jashtë për fuqi punëtore, për rindërtimin pas tërmetit.

?Tani do na sjellë edhe emigrantë që të ndërtojnë Shqipërinë!!! E kush, ky që ka dëbuar plot 600 mijë shqiptarë me dorën e vet…. këtu nuk po jetojnë dot vendasit ky premton të huaj…. nëse them se, thuhet që çoç fshihet këtu, përbën shpifje apo dyshim???!!!! Po sikur në vend që ndërtohet nga e para të shikohen alternativa të tjera që ofron tregu?! Tani edhe pse-të do përbëjnë shpifje, u pa kjo punë, duhet folur vetëm për sportin si në diktaturë që lideri global të ndjehet i qetë….?-përfundon postimin e tij Leonard Olli.

Kujtojmë këtu se mbrëmjen e djeshme, gazetarët kanë  ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, pranë Bashkisë së Durrësit, krah kryeministrit Edi Rama.

Para se Rama të largohej Dako iu drejtua duke i thënë: ?Po bëj unë ndonjë gjë për ato letrat?, ndërsa kryeministri iu përgjigj shkurt: ?Ok?.

Por, video në fjalë është fshirë nga faqja e kryeministrit./ CNA.al

Rama ndan detyrat për ministrat/ Unë do nisem për në Bratislavë, por kujdes çadrat

Lajmet e fundit nga