LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk po bëjmë luftë politike”/ Basha nga Durrësi: Është detyra jonë të bëjmë të dëgjohet zëri i qytetarëve

6 Dhjetor 2019, 15:02, Politikë CNA
“Nuk po bëjmë luftë politike”/ Basha nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sërish Durrësin, ku është ndalur të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve.

Fillimisht Basha ishte në lagjen 17, ku me dhjetëra banorë, ishin të alarmuar, pasi pallati i tyre, i dëmtuar nga tërmeti, nuk ka akoma një vlerësim zyrtar, nëse është apo jo i banueshëm.

?Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj?, u shpreh një prej banorëve të prekur nga tërmeti.

?Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë. E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karrigen tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë.

Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t?u kërkoja ?merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën? Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t?ju mbrojë.

Çfarë kemi kërkuar: E para, që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë profesionale Për këtë kemi këshilluar që të shtohet numri i inxhinierëve, përndryshe vlerësimi shtyhet, e shtyhet, e shtyhet…

E dyta, të caktohen fondet, sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot në mëngjes, kanë pranuar një sugjerim që ua kam dhënë gjatë tre ditëve të fundit: që banorëve të zonave rurale që janë me shtëpi, t?u japin para në dorë, ta bëjnë vetë. Sepse koha nuk pret, dimri sapo ka filluar. Çfarë do të bëni, do të rrini me muaj të tërë kështu? Nuk mund të ndodhë kjo?, u shpreh Basha nga Durrësi./CNA.al

Lajmet e fundit nga