LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Njerëzit duan drejtësi”/ Olsian Çela merr çelësat e zyrës, mesazhi i prerë për prokurorët

6 Dhjetor 2019, 08:43, Politikë CNA
“Njerëzit duan drejtësi”/ Olsian Çela merr

Arta Marku i ka dorëzuar sot zyrtarisht Olsian Çelës, detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Olsian Çela u votua dje nga parlamenti me 101 vota pro, për të mbajtur detyrën e kryeprokurorit me një mandate 7-vjeçar, dhe pa të drejtë rikandidimi.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ndërsa mori zyrtarisht detyrën, Olsian Çela ishte mjaft i prerë në fjalën e tij, ndërsa i drejtoi edhe një mesazh të fortë prokurorëve.

?Kemi mundësinë për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë. Rezultatet e punës tonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Duhet ta shohim përditshmërinë e punës tonë si një produkt të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Njerëzit sot kërkojnë drejtësi, kërkojnë që më në fund gjërat në këtë vend të bëhen konkrete, puna jonë duhet të jetë në lartësinë e asaj që njerëzit kërkojnë nga ne?-tha Olsian Çela./ CNA.al

Lajmet e fundit nga