Connect with Us

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit

Politikë

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ngjela cilësoi si fajtorë ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Sipas avokatit, i pari që e ka shkelur urdhrin dhe ligjin e ndërtimit në vijën bregdetare është Meta, ndërsa pretendon se Pandeli Majko ka respektuar ligjin.

“Fajtori kryesor është shteti. E ka bërë nga paaftësia apo nga korrupsioni kjo është çështje për t’u hetuar, por unë them se është bërë nga korrupsioni.

E patë se si ra një hotel, e di si thanë ishte pronari, burri dhe gruaja dhe ishte ndërtuar pa leje. Si nuk e di shteti këtë. Si mund të mos e dijë shteti se është ndërtuar një hotel pa leje.

LEXO EDHE:  Tarifa për "Rrugën e Kombit"/ Braçe: Kryeministri po negocion me koncesionarin

Edhe qeveria në Meksikë ka pasur urdhër që nuk ndërtohej 170 metra larg nga deti, ka qenë edhe në kohën e Zogut, nuk lejohej atëherë të ndërtohej. I pari që e ka prishur duhet të ketë qenë Meta, Majko nuk e ka prishur dhe pastaj të gjithë u sulën si ujqër.

Përgjegjësit kryesorë janë Berisha, Rama , Meta dhe Basha. Unë di ç’thotë ligji, këta janë të akuzuarit dhe këta janë që nuk e pranojnë”, deklaroi Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    6 Dhjetor, 2019 at 6:41 pm

    Aman hiqeni kete qen kashari nga lajmet se ka filluar te dale me shpesh se Rama
    Kuptohet qe edhe avokati eshte i papune dhe pret ndonje kocke

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Publikuar

-

Nga

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar konfiskimin e 17 pasurive të shtetasit Valentin Selaj, i cili dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Valentin Selaj është një emër i njohur i cili para dy vitesh është arrestuar në Itali si koka e trafikimit të drogës në Itali. Ai njihet edhe si ish i fejuari i moderatores së sportit, Viola Spiro,

Në një letër porosi të ardhur nga Holanda thuhet se Valentin Selaj, nga aktivi kriminal dhe trafiku i kokainës paratë e fituar i ka investuar në Shqipëri në prona e biznese të paluajtshme dhe të luajtshme.
Nisur nga kjo letërporosi, SPAK ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se pasuritë në emër të Valentin Selaj, por dhe familjarëve të tij nuk justifikohen duke u dyshuar si të vënë nga paratë e krimit dhe për këtë ajo ka kërkuar nga GJKKO konfiskimin e tyre.



Selaj, i dyshuar dhe si koka e grupit, trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.
Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

LEXO EDHE:  Parashikimi pesimist i BERZH/ Zhupa: Kllouni doli lakuriq, ka rritur papunësinë

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Si Edi Rama, ka vrarë Fatos Lubonjën?

Në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni
Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali, ndërsa emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.
Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama braktis Vlorën në zgjedhjet e ardhshme/ Kandidon në një tjetër qark

Publikuar

-

Nga

Rama braktis Vlorën në zgjedhjet e ardhshme/ Kandidon në një tjetër qark

Kryeministri Edi Rama, do të lerë Vlorën për të kandiduar në një qark tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e bën të ditur Lapsi.al, i cili duke iu referuar burimeve të  besueshme në PS, raporton se Rama do të kandidojë në listën e deputetëve të qarkut të Durrësit

“Vendimi për tu larguar nga Vlora nuk ka asnjë lidhje me braktisjen e këtij qyteti. Aty punët dhe suksesi i Rilindjes do të vazhdojnë që me rigjallërimin e qendrës historike të qytetit e deri tek vazhdimi i lungomares deri në Orikum. Ai ka të bëjë më shumë me arsye elektorale”,ka thënë burimi.



LEXO EDHE:  Tarifa për "Rrugën e Kombit"/ Braçe: Kryeministri po negocion me koncesionarin

Nëse lajmi për kandidimin në Durrës konfirmohet zyrtarisht, nuk dihet se si do të ndikojë tërheqja Ramës në qarkun e Vlorës, ku kryeministri i ka prirë fushatës në dy zgjedhjet e fundit (2013-2017). Aq më tepër që kryeministri e ka shprehur vetë shqetësimin ndaj funksionimit të Rilindjes lokale dhe punës së kryebashkiakut Leli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve”/ PD ngre alarmin: I grumbullon në kulmin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

“Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve”/ PD ngre alarmin: I grumbullon në kulmin e pandemisë

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po rrezikon jetën e mësuesve duke i grumbulluar ato në pritje të marrjes së vlerësimit të provimit të kualifikimit të tyre.

Eksperti i Arsimit në PD, Ndricim Mehmeti shkruan se pikët e vlerësimit të mësuesve mund të jepeshin dhe online, por sipas tij Ministria e Arsimit ka zgjedhur të rrezikojnë jetën e tyre në kohë pandemie.



Sipas Mehmetit, Rama dhe Ministria e Arsimit përveçse rrezikuan jetën me zhvillimin e zgjedhjeve në universitete në një kohë ku nuk lejohet për shkak të masave anti-covid, ata kanë vendosur edhe zhvillimin e provimit të kualifikimit për mësuesit ta zhvillojnë në këtë periudhë.

“Shpika e re e qeverise Rama dhe MASR, ne kohe pandemie. Ne kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin nje plan te miremenduar; zgjedhje ne universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalen me kaq. Për te marre piket e provimit, mësuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria. MASR mburret se do te beje mësim online per 650 mije e me shume nxens e studente dhe nuk nxjerr dot online piket e provimit per mësuesit. Kjo eshte shpikja me e re për te ruajtur shëndetin e mësuesve tanë”, shkruan Mehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE