Connect with Us

Nga Inva Mula tek Irma Libohova/ Mbi 50 artistë zhvillojnë mbrëmje bamirësie për të prekurit nga tërmeti

Sociale

Nga Inva Mula tek Irma Libohova/ Mbi 50 artistë zhvillojnë mbrëmje bamirësie për të prekurit nga tërmeti

Publikuar

-

Nesër, më 8 dhjetor ora 17:00, sopranoja e njohur, Inva Mula do të organizojë një mbrëmje të madhe bamirësie për të prekurit nga tërmeti.

Mësohet se në këtë event do të jenë të ftuar mbi 50 artistë.

Artistët ftuan publikun të kontribojë me blerjen e një bilete pasi paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Mbrëmja e bamirësisë do të organizohet në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, në orën 17:00 këtë të diel.

Inva Mula tregon se fillimisht dëshira ishte që gjithçka të zhvillohej në Durrës, por sipas saj, pas vizitës që ka bërë në këtë qytetet, dëmet e shkaktuara edhe në teatër, e bëjnë këtë të pamundur.

“Ky është një aksion humanitar, e quaj të tillë, sepse tërmeti rizgjoi tek secili nga ne dëshirën për të kontribuar, për të qenë bashkë. Fillimisht lindi si ide, që ky aktivitet të bëhej në Durrës, por shkova atje dhe pashë se nevojat janë të domosdoshme, emocionalisht do të ishte shumë bukur atje, por teknikisht nuk ishte e mundur, sepse edhe në teatër ka disa dëme. Kjo është një mbrëmje humanitare, që secili nga ne të sjell në mesazh. Mbi 50 artistë kërkuan që të jenë pjesëmarrës. Unë mendoj se kjo është vetëm një nisëm, veçoj këtu profesor Robert Radon, i cili më tha: Si mund që t’ju ndihmoj? Kemi Irma edhe Eranda libohova, Aurela Gaçen, Jonida Maliqi, Eva Golemin, Vikena Kamenica, Enada Hoxhën etj. Apo edhe shumë aktorë, si Eva Alikaj, Mirush Kabashi, Elia Zaharia, Zamira Kita etj”, thotë sopranoja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me papastëri të mëdha nëpër lagjet e kryeqytetit.

Nëpër rrugë ka mungesë të theksuar të koshave të mbeturinave, ndërsa aty ku janë vendosur, plehrat kanë mbuluar trotuaret.



Një problem i tillë është edhe tek sheshi Avni Rustemi, pra në qendër të Tiranës. Koshat e mbeturinave që janë plot e përplot shpërndajnë një aromë të keqe në gjithë zonën.

LEXO EDHE:  Tre viktima dhe 150 të plagosur/ Kjo është situata deri më tani

LEXO EDHE:  Ndihma pas tërmetit/ Basha falënderon Komisionin Europian: Mirënjohës për mbështetjen humanitare

Në këtë zonë ka shumë loakle dhe dyqane peshku, dhe të gjitha mbetetjete e tyre që hidhen nëpër koshat e mbeturinave janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Era e keqe e peshku nëpër koshat e mbeturinave, përhapet kudo duke u bërë një shqetësim serioz për banorët e kësaj zone./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Real Story” e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Publikuar

-

Nga

"Real Story" e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Poeti Sadik Bejko ka “shpërthyer” ndaj emisionit “Real Story” të Sokol Ballës.

Ai thotë se teksa ka ndjekur emisionin e mbrëmshëm ku ishin të ftuar Fatos Lubonja dhe shkrimtarja Diana Çuli, i është dhimbsur gazetaria shqiptare dhe ajo “tallavaja televizive”.

Bejko thekson se është e palejueshme dhe nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë, Ismail kadare ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.

“Real Story” e turpshme
Ndoqa mbrëmë “real story” një emision televiziv të drejtuar nga Sokol Balla Të ftuar ishin Fatos Lubonja, shkrimtarja Diana Çuli, analisti n.n …dhe Alda Bardhuli. Nga matanë Atlantikut ndërhynte Demaliaj.
M’u dhimbs gazetaria shqiptare aq e mjerë…mu dhimbs kjo gjëja, çorba, apo tallavaja televizive.
Për të mos thënë paçavurja televizive.



Ka dhjetëvjeçarë që gazetat, tv-të marrin në qendër Lubonjën, tani edhe një a dy mendje të tjera të çakërdisura për të mbajtur një emision për Kadarenë. Kur them dy mendja të çakërdisura, do të shkonte më mirë dy mendje të turbulluara nga helmi, mendje jo të kthjellëta për të gjykuar me logjikë normale ndaj Kadaresë. Kur je në situatë të tillë, situatë kur njerëz me mendje të errësuar nga armiqësia gjykojnë për objektin e bisedës, për shkrimtarin Ismail Kadare, është mirë të mos harxhosh kohën tënde me ndohtësi të tilla. Problemi është se helme, ligësi, mashtrime e manipulime do të vërshojnë nga ekrani dhe do të ndotin audiencën.
Kjo është e turpshme. Është e palejueshme. Nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.
Pse të dyshimta? Se ata nuk e kanë për gjë të vjellin vrer kundër çdo vlere kombëtare.

LEXO EDHE:  Të ardhurat nga peshkimi, llogariten në 40 milionë $

LEXO EDHE:  Dëmtimet nga tërmeti/ Kur do të rikthehen në punë Gjykatat

Ata janë figura me integritet intelektual të cënuar, nuk mund të shprehin mendime kompetente çdo ditë dhe për çdo gjë, veçanërisht, ata nuk kanë tagër, aftësi profesionale, të flasin për një shkrimtar. Në rastin konkret ata mund të shfaqen si figura pa arsyetim të kthjellët, sepse njihen botërisht si urrejtës të shpallur të Kadaresë.
Një argument fare i thjeshtë mund ta rrëzojë gjithë atë ngrehinë mendërisht çalamane të Lubonjës. Ai thotë se vepra e Kadaresë i ka shërbyer më vazhdimësi propagandës së Hoxhës. Se ai ka mashtruar dhe ka manipuluar publikun shqiptar. Shumë e thjeshtë. Po, ta zëmë, siç thotë Lubonja, se shqiptarët Kadareja i paska mashtruar, manipuluar. Vetëm se si është botuar më 50 gjuhë botërore. Tërë botën e paska manipuluar?

Ai ka fituar çmimet kombëtare e ndërkombëtare anë e mbanë Evropës. Tërë kombet e Evropës i ka mashtruar Kadareja? Libri i tij “Kamarja e tradhtarit”, botuar para 40 vjetësh në Shqipëri, tani para dy vjetësh u shpall ndër 10 romanet më të mira në ShBA.
Si i botuar në të pesë kontinentet, Kadareja gjithë planetin e paska verbuar e trullosur me manipulime? Gjithë planeti botoka dhe pëlqeja veprat që i kanë shërbyer propagandës së E. Hoxhës (siç)?
Janë në vete shqiptarët që lejojnë turpe, sjellje kaq të pacipa më TV-të e tyre?”, shkruan bejko në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE