Connect with Us

“Mund të mos kishim pasur viktima”/ Pango: Të keqen e kemi nga njeriu

Sociale

“Mund të mos kishim pasur viktima”/ Pango: Të keqen e kemi nga njeriu

Publikuar

-

Psikologu Ylli Pango  thotë se e keqja pas tërmetit nuk erdhi nga godinat por nga njeriu.

Pango shprehet se tërmeti mund të mos kishte shkaktuar asnjë viktimë, pasi nuk ishte në përmasat e një tërmeti në Japoni.

“Përgjithësisht njerëzit kërkojnë gjithmonë sidomos ne këtu kërkojmë ta gjejmë një fajtor, por një fajtor që ta përcaktojnë tamam jo kështu të papërcaktuar. Ditët e fundit gjithnjë e më shpesh është thënë në media nuk ka faj tërmeti, kanë faj godinat. Por po ta çosh më tej nuk kanë faj godinat, por ka faj njeriu sepse njeriu i ka bërë. Në rastin konkret ata e kanë “scapegoat”, por jo vetëm scapegoat kokë turku, por fajtorin tamam. Sepse në fund të fundit tërmeti nuk kishte përmasat e një tërmeti në Japoni. Të paktën sipas specialistëve dhe çfarë kemi lexuar mundet të mos kishim asnjë viktimë, sepse pjesa më e madhe e godinave të rëna ka qenë ose me shtesa të pastudiuara, ose të ndërtuara keq ose me probleme që do të hetohen më vonë. Problemi është ky që në rastin konkret neve e kemi të keqen nga njeriu dhe nuk ke pse e kërkon atë në këto forma duke qenë se e ke shumë të përcaktuar. Ndërtimi, por kush? Kompanitë përkatëse, individë përkatëse, njerëz që nuk njohin asnjë rregull për të ndërtuar”, u shpreh Pango i ftuar në studion e emisionit “Ekopolitikë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  ISIS godet Egjiptin, 36 ushtare e civile te vrare

LEXO EDHE:  Dy tërmete lëkundin vendin/ Ja epiqendra dhe sa ballë ishin

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Ja bilanci i aksidenteve në 7 ditë

LEXO EDHE:  ISIS godet Egjiptin, 36 ushtare e civile te vrare

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE