Connect with Us

Model i njohur në Rusi dhe Turqi/ Ish-ministri zbulon kartën e re elektorale të Ramës

Politikë

Model i njohur në Rusi dhe Turqi/ Ish-ministri zbulon kartën e re elektorale të Ramës

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani shkruan se shfaqet e shëmtuara të tipit big brother që kryeministri po bën pas tërmetit tragjik, janë instrumenti për të harruar të ligat që i ka bërë këtij vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se premtimet për rindërtim janë karta e re elektorale e Ramës, një model që sipas tij e përdor Rusia dhe Turqia.

“Kush mendon se Edi Rama preku fundin e tij politik me këto shfaqje të shëmtuara mediatike, e ka gabim.

Totalisht gabim!

Shfaqet e shëmtuara të tipit big brother që Ai bën, janë instrumenti për të harruar të ligat që i ka bërë këtij vendi. Janë instrumenti që i bën njerëzit të harrojnë se pati tërmet dhe aspak shtet.

Fillimisht u hoq si i goditur nga tërmeti, pastaj si viktimë e fatkeqsisë, në vijim si viktimë e lajmeve të rreme, pastaj si vendimmarrës i flaktë dhe tani si rindërtues.

RINDËRTIMI është karta e re elektorale e tij. Mbaroi punë me Rilindjen, pasi rilindi çdo gjë që mundi nga sistemi komunist. Akti i fundit i rilindjes ishte sulmi politik ndaj Agron Tufës,i cili kërkon azil për t’u mbrojtur nga sulmi komunist që tashmë ka rilindur!!!

LEXO EDHE:  Rama: Kisha dy fjalime, një për suksesin e takimit dhe një për dështimin

Tani udhëheqësi flet për RINDËRTIM. Nuk ka rëndësi se me ç’para, apo me ç’burime! Me Gjushin e me kë të mundet. Duhet RINDËRTIM!

E përkthyer në terma praktikë: shtëpi të re që ta dhuron pushteti. Në emër të Rindërtimit do mbyllen shumë gropa të hapura në memorien e njerëzve e bashkë me to edhe gojët kritike, që janë elementi i fundit i mbetur i asaj pak shoqërie demokratike që ka mbetur.

Model i njohur ky në Rusi dhe Turqi. Putin dhe Erdogan janë rikatapultuar bash pas fatkeqsive si kjo e jona. Turqia dhe Rusia janë shtetet me numër çështjesh më të lartë në Gjykatën e Strasburgut sa i takon lirisë së shprehjes dhe procesit të rregull ligjor.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se “lotët e krododilit, solidariteti i shtirur, dajaku në emër të fatkesisë dhe shfaqja e Bosit si çelësi i zgjidhjes janë instrumete të njohura.

Prandaj kujdes!

Nuk është kaq e thjeshtë me këtë model politik.

Asnjëherë nuk vetëbien këto modele.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Klevis Balliu/ Sulmon minishengenin duke kopjuar Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

Nga studioja e intervistes, në TV Ora, ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, ka folur edhe për rolin e opozitës në minishengenin ballkanik. Ndonëse asnjëherë nuk e ka ushtruar rolin e ekspertit të çeshtjeve të jashtme Balliu ka theksuar se minishengeni është një marrëveshje e pamundur të realizohet për sa kohë përfiton vetëm Serbia.
Por çudia në analizën e tij, lidhur me këtë çështje, qëndron tek fakti se për të “dërrmuar” iniciativën rajonale çuni i Fahriut ka përzgjedhur t’i referohet presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
 
“Shengeni Ballkanik nuk ekziston. Është një fjalë e shpikur. Këtë nuk e them vetëm unë. Ka një Shengen, që e ka thënë dhe Aleksandër Vuçiç për mediat amerikane që “është projekti im për rikthimin e jugosllavisë me Shqipërinë brenda”.
 
Kjo nuk është në interes të Shqipërisë. Ne jemi një vend që importon 50% më shumë se eksporton, ashtu është dhe Kosova dhe kush përfiton, përfiton Serbia që eksporton shumë herë më shumë dhe kërkon të mbysë tregjet Shqiptare”, ka thenë Balliu i ri./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuni i Fahri Balliut “zbulon” pse ka vdekur ekonomia

Publikuar

-

Nga

Megjithëse nuk është ekspert ekonomie, çuni i Fahri Balliut, Klevisi, ka zbuluar shkakun pse ekonomia është rrënuar.

Sipas tij, ekonomia është rrënuar sepse profesionistët janë larguar nga vendi dhe për këtë nuk preferoi të japë shifra konkrete.

“Zgjedhjet e parakohshme tanimë kërkohen nga ekonomia e vendit, nuk ka besoj asnjë qytetar që nuk e ka ndjerë rrënimin ekonomik të shtetit dhe të vetin personal, marr shkas nga fakti tronditës që janë larguar qindra qytetar sepse këtu faktikisht ekonomia ka vdekur. Ajo po ashtu u tregua dhe nga një fatkeqësi natyrore që mund t’i bjerë çdo shteti po çdo shtet do kishte patur mjetet dhe buxhetin e duhur për t’u përgjigjur, që qeveria nuk e ka patur dhe nuk e ka e sot akoma nuk kemi shifra konkrete sepse nuk ka profesionistë, janë hequr, janë larguar”, tha Klevis Balliu, në RTV Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E zbulon Ngjela/ Ja pse është bllokuar zhvillimi i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaron se, korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë.

Në një analizë, Ngjela thotë se korrupsionet kryeministrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë dhe ingredientët e evolucionit që janë arsimi, prodhimi, shkenca, gjuha, komunikimi, liria shoqërore, liria politike, liria ekonomike, liria e shtypit, media, fjala e lirë dhe drejtësia.

Avokati pretendon se, të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit dhe kanë ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë.

Sipas tij, gjendja e rëndë e arsimit, nën cilësinë mesatare, nuk është një gjë që ka ardhur nga rasti.

“Cilësia arsimit u godit nga politika që në vitin 1992. Në fillim u godit universiteti, pastaj, me sistem, u godit në mënyrë drastike edhe shkolla e mesme. U trajtuan mësuesit e gjimnazeve si hamej rrugësh, dhe u fut në arsim injoranca në mësimdhënie. Pas kësaj filloi shitja e notës, dhe shitja e diplomave.
Për 15 vjet Shqipëria kaloi në injorancë, pa gjimnaze cilësorë, pa shkolla profesionale, dhe, hyri në analfabetizm me një përqindje që në Europë quhet shumë e lartë. E gjitha kjo ishte në fakt skema antintelektualiste e injorancës politike. Luftë kundër intelektit të kualifikuar, dhe sidomos luftë kundër akademizmit”, shprehet Ngjela.

LEXO EDHE:  Zbulohet numri i punonjësve/ Ja sa njerëz ka në kryeministri

LEXO EDHE:  Zbulohet numri i punonjësve/ Ja sa njerëz ka në kryeministri

“Pikërisht në këtë kohë, kur arsimi cilësor kishte marrë fund, u hodhën në treg minimumi pesë universitete privatë që iu shisnin diploma kujdo.
Pas kësaj, ata që ishin krijuesit e kësaj gjendjeje, hapën dyert e administratës shtetërore për punësimin masiv të diplomës së blerë.
Pas këtij procesi disavjeçar injoranca pushtoi edhe administratën shtetërore.
Një tmerr i vërtetë: korrupsioni shtetëror u bë dominant në drejtimin e shtetit shqiptar. Injorantët e emëruar në “pikat e mjaltit” ishin vjelës të ardhurash korruptive, por edhe pagues të regullt të ministrave që i kishin emëruar”, vijon më tej avokati, teksa thekson se të gjitha kryeministrat u bashkuan me krimin e organizuar, ndërsa kryeministri aktual është kampioni i kësaj gjendjeje të kriminalizuar të administratës shtetërore.

Ngjela thotë se shkenca u godit si rrjedhojë e histerisë antidije që u vendos në Shqipëri. Ai pretendon se rrafshimi i arsimit dhe likuidimi i shkencës sollën një krizë të rëndë të intelektit.

Avokati ngre pyetjet nëse: “Do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojnë, sepse hetimi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE