Connect with Us

Misioni grek tregon si i ndërroi jetë në duar shqiptari / U shokuam, s’kishim parë kurrë kolona me tulla, ndërtesa ishte në “ajër”

Sociale

Misioni grek tregon si i ndërroi jetë në duar shqiptari / U shokuam, s’kishim parë kurrë kolona me tulla, ndërtesa ishte në “ajër”

Publikuar

-

Greqia ishte një ndër shtetet e para që iu gjend afër Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Stafi i zjarrfikësve grekë të “EMAK”, është intervistuar nga media greke “Ethnos”, ku ndër të tjera kanë treguar se si, në pak minuta, ata morën alarmin e mëngjesit të 26 nëntorit për t’u nisur në Shqipëri në ndihmë të fqinjëve.

Ky ekip vinte nga një dite të lodhshme, pasi Greqia u pushtua nga fenomeni “Girion” prej motit të keq.
Epipyragoi Spyros Karoubis , Constantinos Tsakiris, Claus Gerokostas dhe Evangelos Aleksandris ishin katër anëtarë të skuadrës së “EMAK” që do të vinin në Shqipëri, pasi nga Brukseli erdhi alarmi “SOS” për ndërhyrje të menjëherëshme.

“Ne u zgjuam një natë më parë sepse po përpiqeshim të shkonim në Kënetën në Durrës. Shkuam në shkollë në orën 7.30 të mëngjesit të së martës dhe para se të ndryshonim edhe e morëm thirrjen. Sfida për të shpëtuar jetë nga shembjet e ndërtesave në Shqipëri ka qenë e madhe. Kishim vetëm disa minuta për tu përgatitur, për të marrë pajisjet, qenin dhe rrobat që na duheshin. Temperaturat ishin shumë më të ulëta se në Greqi. Duhej të përgatisnim qentë dhe të futeshim në furgon me rimorkio e pajisjeve për në aeroportin Elefsina ”, thanë katër anëtarët e misionit të parë të “EMAK”.
Greqia ka gjithsej 8 qen të përgatitur për këto situata, dy pret të cilëve Oscar dhe Elsa erdhën në Shqipëri.

Katër anëtarët e skuadrës së EMAK tregojnë se ajo çka i ra në sy ishin ndërtesat e ngritura para viteve 90.
“U shokuam kur zbuluam që pallati që ishte rrëzuar nuk kishte shtylla çimentoje. Kolonat ishin prej tullave. E gjithë ndërtesa ishte në “ajër” dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë, ” tregon Spyros Karoubis.

Ekipi grek fillimisht mori direktivat për në Durrës, por gjatë rrugës u zhvendos në Thumanë. Një nga zjarrfikësit, Evangelos Alexandris tregon se si një shqiptar nën rrënoja i vdiq në duar.
“Kam gjetur që ai kishte sindromën e listës sepse sytë e tij ishin kthyer të kuq. Këmba e tij ishte e ngjeshur dhe gjaku u shtrydh. E dija që po luanim me minutat. Aktivizova protokollet e ringjalljes dhe rigjenerimit kardiak, duke i dhënë pesë shishe oksigjeni. Humbi ngadalë, ngadalë. Ne bëmë atë që mundëm për ta nxjerrë atë. Pas pesë orësh përpjekje, ne e lëshuam atë. Nuk mund të qëndronte. Ai vdiq në duart e mia. Ai u dërgua në spital, por dështoi. Ishte një moment tjetër i vështirë, por e dija se kishim një rrugë të gjatë për të bërë, ” thotë Alexandris.

LEXO EDHE:  4 raste të tjera me koronavirus në Shqipëri/ Shkon në 42 numri i të infektuarve

Po ashtu pjestarët e misonit grek shprehen se vetëm Policia shqiptare u dallua nga të gjitha njësitë për të ndërhyrë në situata të tilla.
“Vetëm Policia u dallua nga shërbimet e vendit. Ne nuk kemi parë ndonjë shërbim tjetër ato ditë. Një zotëri erdhi na u prezantua si kryetar por në pesë ditët në vijim askush nuk erdhi”.
Pas 5 ditësh gjatë misionit raskapitës mes rrënojave në Thumanë, zjarrfikësit grekë nxorrën 11 trupa të pajetë nga rrënojat. Por ata thonë se shqiptarët u ofruan ushqim, shumë prej tyre dinin greqisht dhe u shprehnin vazhdimisht mirënjohjen për ndihmën në ato ditë të errëta të Shqipërisë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me papastëri të mëdha nëpër lagjet e kryeqytetit.

Nëpër rrugë ka mungesë të theksuar të koshave të mbeturinave, ndërsa aty ku janë vendosur, plehrat kanë mbuluar trotuaret.



Një problem i tillë është edhe tek sheshi Avni Rustemi, pra në qendër të Tiranës. Koshat e mbeturinave që janë plot e përplot shpërndajnë një aromë të keqe në gjithë zonën.

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Tiranë

LEXO EDHE:  Tërmetet trondisin vendin/ 42 lëkundje të lehta prej së shtunës

Në këtë zonë ka shumë loakle dhe dyqane peshku, dhe të gjitha mbetetjete e tyre që hidhen nëpër koshat e mbeturinave janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Era e keqe e peshku nëpër koshat e mbeturinave, përhapet kudo duke u bërë një shqetësim serioz për banorët e kësaj zone./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Real Story” e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Publikuar

-

Nga

"Real Story" e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Poeti Sadik Bejko ka “shpërthyer” ndaj emisionit “Real Story” të Sokol Ballës.

Ai thotë se teksa ka ndjekur emisionin e mbrëmshëm ku ishin të ftuar Fatos Lubonja dhe shkrimtarja Diana Çuli, i është dhimbsur gazetaria shqiptare dhe ajo “tallavaja televizive”.

Bejko thekson se është e palejueshme dhe nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë, Ismail kadare ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.

“Real Story” e turpshme
Ndoqa mbrëmë “real story” një emision televiziv të drejtuar nga Sokol Balla Të ftuar ishin Fatos Lubonja, shkrimtarja Diana Çuli, analisti n.n …dhe Alda Bardhuli. Nga matanë Atlantikut ndërhynte Demaliaj.
M’u dhimbs gazetaria shqiptare aq e mjerë…mu dhimbs kjo gjëja, çorba, apo tallavaja televizive.
Për të mos thënë paçavurja televizive.



Ka dhjetëvjeçarë që gazetat, tv-të marrin në qendër Lubonjën, tani edhe një a dy mendje të tjera të çakërdisura për të mbajtur një emision për Kadarenë. Kur them dy mendja të çakërdisura, do të shkonte më mirë dy mendje të turbulluara nga helmi, mendje jo të kthjellëta për të gjykuar me logjikë normale ndaj Kadaresë. Kur je në situatë të tillë, situatë kur njerëz me mendje të errësuar nga armiqësia gjykojnë për objektin e bisedës, për shkrimtarin Ismail Kadare, është mirë të mos harxhosh kohën tënde me ndohtësi të tilla. Problemi është se helme, ligësi, mashtrime e manipulime do të vërshojnë nga ekrani dhe do të ndotin audiencën.
Kjo është e turpshme. Është e palejueshme. Nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.
Pse të dyshimta? Se ata nuk e kanë për gjë të vjellin vrer kundër çdo vlere kombëtare.

LEXO EDHE:  “Të prekurve nga tërmeti nuk u jepet bonusi i qerasë/ Rikthehen në shtëpitë e pabanueshme”

LEXO EDHE:  Ja kur do të ndodhë/ Kryeministri vulos hapjen e kufirit me Kosovën

Ata janë figura me integritet intelektual të cënuar, nuk mund të shprehin mendime kompetente çdo ditë dhe për çdo gjë, veçanërisht, ata nuk kanë tagër, aftësi profesionale, të flasin për një shkrimtar. Në rastin konkret ata mund të shfaqen si figura pa arsyetim të kthjellët, sepse njihen botërisht si urrejtës të shpallur të Kadaresë.
Një argument fare i thjeshtë mund ta rrëzojë gjithë atë ngrehinë mendërisht çalamane të Lubonjës. Ai thotë se vepra e Kadaresë i ka shërbyer më vazhdimësi propagandës së Hoxhës. Se ai ka mashtruar dhe ka manipuluar publikun shqiptar. Shumë e thjeshtë. Po, ta zëmë, siç thotë Lubonja, se shqiptarët Kadareja i paska mashtruar, manipuluar. Vetëm se si është botuar më 50 gjuhë botërore. Tërë botën e paska manipuluar?

Ai ka fituar çmimet kombëtare e ndërkombëtare anë e mbanë Evropës. Tërë kombet e Evropës i ka mashtruar Kadareja? Libri i tij “Kamarja e tradhtarit”, botuar para 40 vjetësh në Shqipëri, tani para dy vjetësh u shpall ndër 10 romanet më të mira në ShBA.
Si i botuar në të pesë kontinentet, Kadareja gjithë planetin e paska verbuar e trullosur me manipulime? Gjithë planeti botoka dhe pëlqeja veprat që i kanë shërbyer propagandës së E. Hoxhës (siç)?
Janë në vete shqiptarët që lejojnë turpe, sjellje kaq të pacipa më TV-të e tyre?”, shkruan bejko në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE