Connect with Us

“Me Ramën do ballafaqohem në Kuvend”/ Arben Malaj: Unë si ekspert ndërsa ai me pushkën top

Politikë

“Me Ramën do ballafaqohem në Kuvend”/ Arben Malaj: Unë si ekspert ndërsa ai me pushkën top

Publikuar

-

Arben Malaj ka komentuar vendimin e qeverisë për pezullimin nga detyra si anëtar i anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Malaj u shpreh se me kryeministrin Rama do përballet në Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 30 ditëve do japë vendimin për shkarkimin ose jo të tij.

Ai shtoi se nuk ka pranuar asnjëherë të jetë kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH

“Është një përballje që do të vazhdojë gjatë, është një përballje ndërmjet dy mentaliteteve. Unë kam kontribuar dhe konkurruar gjithmonë në zhvillimet politike të vendit tim me filozofinë se shqiptarëve u duhet një vend i fortë ku pushtetet ndahen, balancohen, kontrollohen dhe jo në një mentalitet ku pushteti u takon sovjetëve, gjithë pushtetet qoftë legjislativ, gjyqësor apo parlamentar. Kjo është prezent në publik. Falënderoj të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë, jam i bindur se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor. E para ata kanë bërë vetëm pezullimin sepse ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk u jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë. Nuk kam pranuar asnjëherë të jem kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH. Kam konkurruar gjithmonë në Parlament aty ku e kam marrë, aty do ta bëj ballafaqimin. Brenda 30 ditëve sipas ligjit Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë propozimin e qeverisë kështu që jo punë zgjidhet shpejt dhe secili në vendin e tij. Unë me kontributet e mia pozitive edhe si profesor, ekspert dhe qytetar për vendin tim, Edi Rama me pushkën top për armiqtë e tij politikë”, u shpreh malaji ftuar në studion elajmvete të Rtv Ora.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Rama provokon me foto

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Haradinajt/ Rama po rrezikon negociatat

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE