LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar kundër “rrymës”/ Nxit votuesit të refuzojnë Brexit

6 Dhjetor 2019, 19:09, Kosova & Bota CNA
Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar kundër

Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar John Major i ka kërkuar votuesve të votojnë për deputetët që nuk e mbështesin Brexit.
John Major mbajti një fjalim të premten gjatë një tubimi të zhvilluar në mbështetje të një referendumi për fundin e Brexit.

Ai nuk i tha në mënyrë të qartë elektoratit që të votonte kundër Partisë Konservatore, por 76-vjeçari filloi fjalimin e tij duke kritikuar Brexit me shprehjen “është jodemokratik”.

“Kur kombi votoi Brexit-in, ata e bënë këtë nga trillime dhe premtime të palejueshme. Ndërsa faktet bëhen të njohura, është e jashtëzakonshme që një votim i ri të refuzohet. E jashtëzakonshme, dhe sinqerisht, jodemokratike?, tha ai.

Major, i cili është një nga figurat më të njohura të Partisë Konservatore, u shpreh se Brexit është “vendimi më i keq i politikës së jashtme në jetën time”.
Ai shtoi: “Do të ndikojë pothuajse në çdo aspekt të jetës sonë për shumë dekada që vijnë. Dhe do ta bëjë vendin tonë më të varfër dhe më të dobët. Do të dëmtojë shumicën e atyre që kanë më pak.”

Major u shpreh, më tej, se Tori – David Gauke, Dominic Grieve dhe Anne Milton – do të marrin votën e tij në zgjedhje.

Të tre politikanët po kandidojnë si kandidatë të pavarur në votimin e parakohshëm, pasi votuan kundër qeverisë së Boris Johnson, në shtator.

Ai, gjithashtu, shprehu mbështetje për ish zv / kryeministrin, Michael Heseltine, pasi tha se do të votonte për Liberal Demokratët.

Por, pasi prezantoi ish kryeministrin Toni Bler, si folësin tjetër, Majori vuri në dukje se politika shpesh “hedh disa aleanca të çuditshme”.

“Brexit nuk është një gabim, unë do të dëshiroja të ishte. Është një katastrofë. Një fatkeqësi që vendi ynë nuk mund ta përballojë”, u përgjigj Bler./CNA.al

Lajmet e fundit nga