Connect with Us

Frika e Perëndisë largon frikën e tërmetit

Sociale

Frika e Perëndisë largon frikën e tërmetit

Publikuar

-

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit me magnitutë 6,4 të shkallër Rihter, nuk la fatkeqësisht nga pas vetëm viktima të plagosur dhe shkatërrime të shumta në shtëpi dhe materiale, por edhe një frikë, që te disa njerëz po intesifikohet në një ankth për atë që mund të ndodhë më pas. Kjo gjendje emocionale është e nxitur edhe për shkak të lëkundjeve të shumta pas tërmetit kryesor, që sipas shkëncëtarëve sizmiologë është diçka normale, pasi kështu nëntoka do të qetësohet nga energjitë e akumuluara.

Frika në vetvete është një reagim i fuqishëm emocional që na alarmon dhe na nxit për të vepruar shpejt përballë një rreziku që na kanoset, ndaj një personi, kafshe, objekti, ose fenomeni; real ose imagjinar. Kur frika është e motivuar nga gjëra konkrete, ajo është e mirë sepse na nxit t’i shmangemi rrezikut, ose të reagojmë kundër asaj që na kërcënon, por kur frika është pjellë e fantazisë, ose e hiperbolizimit pa kriter, është e gabuar, madje e dëmshme jo vetëm për gjëndjen e rënduar emocionale, por dëmton shëndetin mendor dhe fizik. Kjo ndodh sepse në të tilla raste frika e pakontrolluar kthehet në ankth, ankth i cili buron nga thellësia e qenies sonë të tmerruar, e cila paryfytyron gjëra dhe situata që nuk mund t’i përballojë forca jonë fizike dhe psikologjike, duke na mbyllur kështu në një kolaps psikologjik dhe fizik.

Frika, kur ajo përballohet me një intesitet të lartë, përjetohet dhe me reagime të jashtme dhe siptoma, siç janë: rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi), vështirësi në frymëmarrje, mpirje e trupit, djersitje, hipertermi, ose hipotermi (të nxehtë, ose të ftohtë), dridhje, etj dhe mbas atakut të parë të frikës pasojat mund të jenë si me ulje tensioni, gjendje të fikti, mpirje ose kontraktim muskular.

Që nga lashtësia, njerëzit e urtë janë përpjekur të shpjegojnë frikën dhe ta kontrollojnë atë. Filozofi i antikitetit grek, Platon (shek. V pr K), e ka përkufizuar kështu frikën: “Frika është një lloj trishtimi, ose një formë turbullimi që shkakton koncepti i një fatkeqësie, ose i një shkatërrimi të ardhshëm”, ndërsa Aristoteli (shek. IV pr K) e konsideron frikën njerëzore “një formë të ligë nga mungesa e virtytit të guximit (burrërisë)”. Sipas tij “burrëria, është një e mesme e artë mes frikacakut (burracakut) dhe krenarit (burravecit). Si burracaku dhe burraveci janë dy kategori që ndodhen brenda mashtrimit, sepse frikacaku konsideron të frikshme ato që s’janë, ndërsa burraveci injoron të frikshmet, ose nga padija, ose nga guximi i shfrenuar.

Aristoteli thekson akoma se: “ ai që nuk frikësohet nga Perëndia, nuk quhet me burravec, por maniak (anormal)”. Kjo fjalë e Aristotelit përputhet me atë që thotë dhe Shkrimi i Shenjtë shumë shekuj para tij nga mbreti profet Davidi ( shek X pr K); “Tha i marri në zemrën e vetë; nuk ka Perëndi” (Psalmi 52).

LEXO EDHE:  Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

Euripidi (shek. IV-III pr K) thoshte: “Arsyeja lufton me frikën dhe gjithmonë fiton arsyeja”. Përsëri përpara Euripidit, një tjetër njeri i urtë, mbreti Solomon (shek. IX pr K), thoshte: “Frika e Perëndisë, është fillimi i urtësisë” (Fjalët e Urta 9:10).

Sipas theologjisë së krishterë frika e Perëndisë nuk është një mankth, llahtar, ose shtypje e personalitetit njerëzor përpara Perëndisë së Gjithëpushtetshëm, por është një dituri/urtësi që zbret prej së larti nga vet Perëndia dhe e vendos njeriun në pozicionin e tij të favorshëm përpara Krijuesit dhe krijesës, në adhurim, nderim, devocion dhe siguri nga besimi në forcën madhore e kudondodhur (omniprezenca) të Zotit, i Cili kujdeset për jetën e çdo gjallese sa do e vogël qoftë në rendin e krijimit, aq më shumë ndaj njeriut të krijuar sipas ikonës së Perëndisë. Njeriu besimtar e di se asgjë në jetën e tij nuk është produkt i rastësisë, as edhe vdekja, por lejohet nga providenca (pëkujdesja) e përsosur e Zotit, i Cili është: “i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet edhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin” (Eksodi 34:6-7).

Frika e Perëndisë është një bindje dhe nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të pagabueshëm hyjnor dhe porosive të shenjta. Këto porosi i janë dhënë çdo njeriu si një ligj Hyjnor edhe natyror i shkruar edhe në zemrën e tij. Ato na flasin në marrëdhënie si me Perëndisë: “Unë jam Zoti Perëndia yt; përveç meje mos adhuro asnjë perëndi tjetër: Mos bëj asnjë idhull: Mos e përdor emrin tim për qëllime të këqija: Respekto ditën për adhurimin tim” (Eksodi 20:2-11), ashtu edhe në marrëdhënie me bashkënjeriut: “Ndero babanë dhe nënën tënde: Mos bëj vrasje: Mos bëj tradhëti bashkëshortore: Mos vidh: Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd: Mos lakmo” (Eksodi 20:12-17).

Kur njerëzit, familja dhe popujt, mbështeten në këtë frikë Perëndie, pra në bindjen ndaj porosive hyjnore, ajo bëhet një bazament i fortë, ku mbi të njerëzit ngrenë qytetërimin e tyre, që nuk prishet lehtë dhe mbetet si trashëgimi ndër shekuj.

Filozofi danez Siren Kikergor (1813-1855 ps K) thoshte; “se përvoja fetare nuk e largon frikën ekzistenciale, por i jep asaj një fytyrë mistike dhe e transformon atë në jetë asketike (për gjëra të nevojshme). Përballë Perëndisë të gjitha krijesat mbushen me një pritshmëri dhe frikë të madhe njëkohësisht”.

Kjo është “Një frikë e shëndetshme që duhet të ishte kujdestare e përshtatshme për qytetarët” thotë shën Agustini (354-430 ps K).

Kjo frikë e Perëndisë do të largonte nga brenda nesh çdo lloj frike të keqe, edhe frikën e tërmetit, i cili nuk është i fundit dhe i vetmi nga fatkeqsitë natyrore, që shkatërrojnë jetë dhe qytetërime, që nuk janë themelosur mbi frikën e Perëndisë.

Miron Çako; Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës KOASH.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Festa e Shenjtë e Pashkëve/ Miron Çako: “Ngjallja”, mesazhi për të gjithë

LEXO EDHE:  Tragjedia e 26 nëntorit/ Eksperti i ekonomisë "zbulon vrasësit” e 51 personave

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Video- Mrekulli nën rrënojat italiane të tërmetit/Djali nxirret i gjallë

LEXO EDHE:  “Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE