LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatkeqësitë natyrore/ Mediu tregon mënyrën si duhet menaxhuar situata

6 Dhjetor 2019, 10:53, Politikë CNA
Fatkeqësitë natyrore/ Mediu tregon mënyrën si duhet

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur sot në lidhje me tërmetin tragjik të 26 nëntorit dhe pasojat që la në Shqipëri.

I ftuar në studion e A2 CNN, Mediu theksoi se ka ardhur koha të krijohet një strukturë emergjence rajonale për menaxhimin sa më të mirë të situatave të tilla.

?E rëndësishme që qeveria dhe drejtësia të veprojnë?

?Është një tragjedi e madhe për qytetarët shqiptar dhe do të jetë krejt e pakëndshme dhe e papranueshme , e pamoralshme, që mbi këtë tragjedi të krijohen lojëra politike. Dua të vlerësoj dhe falënderoj të gjithë ata njerëz që u angazhuan në komisionin e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe për të gjithë ata që u angazhuan për të krijuar një mundësi strehimi për banorët që humbën banesat e tyre. Nga ana tjetër, dua të theksoj se qeveria duhet të bëjë punën e saj dhe specialistët të bëjnë punën e tyre, prokuroria të bëjë punën e saj dhe sistemi i drejtësisë të bëjë punë të pavarur. Politika, duke u angazhuar për të qenë afër qytetarëve në këtë moment, është e rëndësishme që specialistët e ndërtimit të vendosin se çfarë duhet bërë dhe jo ta bëjnë ministrat apo kryeministri?.-tha Mediu.

Lajmet e fundit nga