Connect with Us

Errësimi i xhamave të makinave/ Ministria e Infrastrukturës jep lajmin e rëndësishëm

Lajme

Errësimi i xhamave të makinave/ Ministria e Infrastrukturës jep lajmin e rëndësishëm

Publikuar

-

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që dëshirojnë të errësojnë xhamat e automjetit të tyre.

Ministria bën me dije se sot është zyrtarizuar vendimi për xhamat e zinj.

“Zyrtarizohet e drejta për të errësuar xhamat e automjeteve duke respektuar standarde dhe kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ndërsa ka publikuar një video udhëzuese, ku theksohet se poseduesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me faturën tatimore, garancinë për materialin errësues dhe liçensën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi  ndërkombëtarë “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin e tij në përqasjen dhe bashkekzistencën paqësore të komuniteteve të traditave të ndryshme.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në Kishën Katedrale historike të Aahenit, në Gjermani.

Ky vlerësim i rëndësishëm  jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Lavdërimin (Laudatio) për personin e nderuar me këtë çmim do ta mbajë kardinali Kurt Koh, President i “Këshillit Pontifik për Promovimin e Unitetit të Krishterë” (PCPCU).

Në përshëndetjen e tij falënderuese, Kryepiskopi Anastas pritet t’i referohet temës “Bashkekzistenca paqësore në një botë multifetare”.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe  sociale”romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende.

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin/ Dy të plagosur me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Shkoder, makina perplas motorin, nje i lenduar

Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

Me rastin e këtij aktiviteti, të pranishmëve do t’u vihet në dispozicion përkthimi në gjermanisht i librit të Kryepeshkopit Anatas “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, që u botua së fundmi nën përkujdesjen e Universitetit të Friburgut, në Zvicër.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rudina Hajdari feston ndryshe/ Vajza e deputetes shpërndan lule për Shën Valentin

Publikuar

-

Nga

Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Rudina Hajdari, e cila duket se i është përkushtuar familjes.

Por ajo që e ka festuar më shumë dhe është përkushtuar më tepër te festa e Shën Valentinit, duket se është vajza e politikanes, Sihana.

Vetë Hajdari ka publikuar disa foto të Sihanës duke vizatuar zemra dhe trëndafila, ku uron deputeten për festën.

Gjithashtu vogëlushja shihet edhe me trëndafila të kuq në dorë, për të cilët Rudina Hajdari thotë se i ka shpërndarë.

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin/ Dy të plagosur me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Foto-Ekskluzive/Digjet makina në qendër të Pogradecit

“Sihana duke shpërdarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinit nga ne”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijon gara për kreun e BKH/ Kualifikohen 8 kandidatë

Publikuar

-

Nga

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

LEXO EDHE:  Emri/Shkrumbohet makina e biznesmenit

LEXO EDHE:  Njerëzit në rrugë nga frika e tërmetit/ Policia vinte gjoba

Tetë nga 18 kandidatë janë kualifikuar në testin fizik dhe logjik. Ata tashmë do të intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

 

LEXO TE PLOTE