LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet nga tërmeti/ Ahmetaj tregon sa është kostoja që duhet të paguajnë Kompanitë e sigurimit

6 Dhjetor 2019, 11:50, Politikë CNA
Dëmet nga tërmeti/ Ahmetaj tregon sa është kostoja që

Komiteti i  rindërtimit zhvilloi sot një tryezë diskutimi me AMF dhe kompanitë e sigurimit.

Në këtë diskutim ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se dëmi që do të paguajnë kompanitë e sigurimit është 12 milion dollarë por mund të shkojë deri mund të shkojë 25 milionë dollarë.

Ahmetaj sugjeron që kontratat me kompanitë e sigurimit të dërgohen te komiteti i emergjencës. Kjo, sipas tij duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që rindërtimi i pasojave të mos ketë kosto dyfishe. Deri tani, 1943 banesa janë të dëmtuara.

Nga ana tjetër, kompanitë e sigurimit ngritën shqetësimin se titujt e siguruar në kompanitë e sigurimit janë të paktë dhe me detyrim nga bankat, gjë që përbën problem.

?Shqipëria rezulton të jetë e vonuar në raport me hartën e riskut botëror pasi si shtet mbart rrezik nga termete dhe përmbytje. Për këtë arsye përgjatë diskutimit është thënë që si shtet duhet të kishim një ligj për mbrojtjen e katastrofave.

Sot kemi vetëm 20 mijë banesa të siguruara në të gjithë Shqipërinë. Turqia është shteti i fundit që e vuri në zbatim këtë ligj që është i pranishëm në të gjithë Ballkanin.  Mirëpo, sipas kompanive kohët e fundit, për shkak të gjendjes pas termetit, numri i titujve të të siguruar po shtohet.?-u shprehen përfaqësues të kompanive të sigurimit.

Gjatë diskutimit u theksua emergjenca për të hartuar një plan sa i përket mbulimit të shpenzimeve nga kompanitë e sigurimit për banesat dhe bizneset që ishin të siguruara.

Kompanitë e sigurimit shprehen gatishmërinë e dyre për ta përshpejtuar procesin, duke siguruar se fondi i tyre e mbulon shumën që duhet paguar për rindërtimin e dëmeve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga