Connect with Us

Blofi i Lulzim Bashës me tre pikat e planit të emergjencës 

Politikë

Blofi i Lulzim Bashës me tre pikat e planit të emergjencës 

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka dalë me tre pika, lidhur me pasojat e tërmetit si një gjetje e madhe e tij për të përshpejtuar kapërcimin e katastrofës që ka goditur vendin.

Në fakt ashtu si gjithmonë, Luli nuk do të zhgënjejë. O thotë tre, o thotë pesë apo shtatë pika. Strategji më shumë mediatike, sesa të vërteta dhe fakte që mund të ndihmojnë në procesin e vështirë që po kalon vendi.

Përtej faktit se Luli ende nuk ka dhënë asnjë lek, dhe nuk ka deklaruar se cila është ndihma që ka dhënë ai megjithëse ai është një miliarder, me një pasuri të deklaruar 1.7 miliardë, na ka prezantuar dhe na ka thënë se ka 500 inxhinierë të gatshëm të shkojnë në terren.

Në fakt në takimin që bëri nuk kishte as 50 vetë, nga të cilët gjysma janë anëtarë të kryesisë së PD-së, ndërsa ndërtues dhe inxhinierë që thotë Luli apo ti shkojnë pas këtij të fundit, është shumë e vështirë.

Por, mirë do të ishte që ai të bënte publike këtë listë të njerëzve që ai paska në dispozicion, por që qeveria nuk e merr. Sepse kështu do ta godiste shumë rëndë. Duke publikuar listën dhe duke thënë ja emrat që ne kemi. Ja lista e njerëzve që qeveria nuk i angazhon për të përshpejtuar kapërcimin e situatës.

Së dyti, thotë atë që po bën qeveria, evidentimin, shkatërrimin, heqjen dhe pastrimin sa më shpejt të gjithçkaje çka ndodhur.

Dhe së treti, ka dalë me një pikë që e përmend shpesh që është anullimi i 150 milion eurove të koncesioneve.

Ka gjetur një shifër, edhe kjo si reklamë mediatike për ta ngjitur tek veshi i njerëzve.

Ndërkohë, nga ana tjetër Rama i përgjigjet se kjo është një shifër shërbimesh. të dy palët hedhin ping-pong dhe bëjnë politikë.

Por, në fakt Luli e kalon me një gënjeshtër dhe Edi Rama e kalon me një gënjeshtër tjetër.

Në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjëri nga të dy nuk i anullon dot ato koncesione, pasi janë kontrata të nënshkruara dhe anullimi i tyre në çdo moment do të sillte një kosto 10-fish më të rëndë nga taksapaguesit.

Pra, qytetarët shqiptarë këto koncesione do t’i paguanin shumë më tepër edhe në qoftë se Luli vjen në qeveri dhe i anullon. Dhe kështu ka ndodhur.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Berisha ka disa pyetje për Ramën

Kemi rastin Bechetti dhe shumë të tjera në Shqipëri, sepse drejtësia shkon në Strasburg, në gjykatat Europiane, të cilat nuk janë si “KÇK” e kryeministrit tonë “të dashur”.

Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të anullojë koncesionet dhe këto 150 milion euro të përdoren për kapërcimin e situatës. Por, a i ka qeveria këto 150 milion euro?

Lulzim Basha nuk mund ta thotë këtë gjë sepse është një kandidat i mundshëm për kryeministër. Sepse del zbuluar dhe duket se është tejet i paaftë, i papërgatitur dhe është thjeshtë një fasadë.

Po ku i  ka qeveria gjendje 150 milionë euro në fund të vitit buxhetor, për t’ia dhënë koncesionarit për vitin e ardhshëm?

Kë gënjen Luli me këto shifra dhe përralla?!

Pyesni dhe ekonomistin më të thjeshtë. Qoftë në kryeministri, në ministri të Financave, në ministri të Infrastrukturës apo Shëndetësisë, atje ku janë firmosur koncesione.

Ato para paguhen pjesë-pjesë brenda vitit. Pra, qeveria çel buxhetin, tatimet dhe doganat mbledhin të ardhurat, nga të ardhurat janë shpenzimet, ku paguhen shumë e shumë lekë, rroga, investime e të tjera, ku përfshihen dhe koncesionet.

Pra, qeveria bën planifikimin, bën buxhetin, mbledh të ardhurat e pastaj paguan.

Luli na thotë se qeveria na i paskërka këto lek dhe vitin tjetër të mos ia japë koncesioneve, ti anullojë këto të fundit dhe paratë të hidhen në Thumanë dhe Durrës.

Një gënjeshtër, një pafytyrësi, një injorancë politike, kjo e mbështetur edhe nga kryeministri. Pasi nuk e thotë të vërtetën për opinionin publik dhe faktin si qëndron, por hedh një shashkë tjetër politike duke thënë se koncesionet po i përdor për shërbime.

Të dy gënjejnë, kush më pak e kush më shumë. Të dy bëjnë politikë. Por rasti i Bashës i cili nuk tregon listën me 500 inxhinierë dhe gënjeshtra me 150 milion euro që qeveria i paska në gjendje që tua japë koncesionarëve sat ë fillojë viti tjetër dhe këto para mund të përdoren tani për të kaluar këtë situatë emergjence është më banale dhe qesharake dhe e padëgjuar kurrë më parë nga një politikan në këto 30 vite tranzicion, ku ka pasur shumë gënjeshtra, shumë gafa. Por, këto të Lulit dhe artikulimet e tij janë thjeshtë dhe vetëm fantastike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Publikuar

-

Nga

“Kur del vajze ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën” Pandemia kërkon Edin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “ka humbur”.

Vasili ngre pyetje se ku ndodhet kryeministri në këtë kohë pandemia teksa thotë se e ka zanat të fshihet.

“Pandemia kërkon Edin!!
Kryeministri i përditshem i pandemisë në FB në TV në Tëiter, ka humbur!
Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?
Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni qe e nxori Shqipërine të parën në botë?
Është fshehur sic e ka zanat.
Eshte shejtan i madh Edi.
Gjithmone kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajze ta le në preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Publikuar

-

Nga

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

LEXO EDHE:  Ish-kryetarja e Parlamentit tregon çfarë fshihet pas protestës së opozitës

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Berisha ka disa pyetje për Ramën

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  Roli i Ramës në filmin e Ermal Mamaqit/ Paloka: Ai bën palacon çdo ditë, duhet të turpërohemi

LEXO EDHE:  Manastirliu në Korçë/ Mbështetje maksimale për banorët  

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE