Connect with Us

Arbëreshët kontibuojnë për Shqipërinë/ Mbledhin ndihma pas tërmetit

Sociale

Arbëreshët kontibuojnë për Shqipërinë/ Mbledhin ndihma pas tërmetit

Publikuar

-

Kryetarët e bashkive Arbëreshe të Kalabrisë kanë bërë këto ditë një apel të veçantë për ndihmë ndaj banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Bashkitë dhe komunat kanë publikuar dhe stemat e tyre përfaqësuese, ku bie në sy shqiponja dy krenare, si simbol i shqiptarëve.

Arbëreshët kontibuojnë për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas pasoja të mëdha.

“Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre janë pranë popullit shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 nëntor. Së bashku, shprehin afërsinë me të dëmtuarit dhe qeverinë shqiptare, duke marrë angazhimin për të vendosur në bilancet e komunave të tyre një kontribut në para; duke promovuar mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të çohen për realizimin e projekteve përfundimtare; duke ofruar gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti; duke organizuar aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëresh e duke sensibilizuar qytetarët kalabrezë që të kontribuojnë me ndihma”, thuhet në njoftimin e tyre.

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Vlorë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndryshime në legjislacion/ Greqia u pret pensionin minoritarëve në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikojë nga marrja e pensionit shtetëror, ata që nuk banojnë në Greqi për një periudhë të paktën 40-vjeçare.

Projekt-ligji do të prekte minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi.

Ata zhvilluan një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.

Lajmi mbi ndryshimin erdhi pasi këngëtari Christos Mastoras, shprehu dhe shqetësimin e tij për projekligjin me anë të një postimi në ‘Facebook’.

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/ Raportohet për viktima

LEXO EDHE:  Ja cili shtet “tallet” me shqiptarët

Të njëjtat burime thanë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet në projekt-ligj, raporton gazeta greke Ekathimerini.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zi në familjen Berisha/ Ish-kryeministri jep lajmin e hidhur

Publikuar

-

Nga

Në familjen Berisha, ky 14 shkurt është ditë zie.

Ish-kryeministrit Sali Berisha i ka ndërruar jetë djali i xhaxhait, Sylejmani. Lajmin e ka dhënë vetë ish-lideri i demokratëve në një postim në rrjetet sociale.

“Miq, sot ne përcollëm në banesën e fundit një njeri shumë të dashur të familjes tonë, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Që kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte për të gjithë vitet e fëmijërisë dhe më vonë si vëlla për mua. Së bashku ndamë lojërat, gëzimet, dashurinë e prindërve, familjarëve tanë dhe përfunduam shkollën 7 vjeçare. Më vonë rruget tona u ndanë, por jo zemrat tona. Ai qëndroi në Kodër të Prifçit në Tropojë, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij të mrekullueshme”, shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri bën me dije se Sylejmani ka punuar si minator pothuaj në të gjitha minierat e rrethit dhe qarkut të Kukësit. Sipas tij, i ndjeri ishte shumë punëtor dhe patriot.

“Në vitet 1996-1999 ai e shndërroi shtëpinë në Kodrën e Prifçit në një nga bazat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai vetë, së bashku me djemtë e tij Halilin, Gëzimin dhe Arbenin morën direkt pjesë në veprime dhe operacione të UÇK-së kundër pushtuesve serbë! Ai priti dhe përcolli me qindra e qindra luftëtarë të lirisë, komandantë të shquar të tyre, ndër të cilët ish kryeministrin e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshën të UÇK, Ilir Konushevci e shumë e shumë të tjerë.

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/ Raportohet për viktima

LEXO EDHE:  Ja cili shtet “tallet” me shqiptarët

Në ato vite me dhjetëra gazetareë, diplomatë, ambasadorë, ushtarakë, zbulues nga shumë vende, vizituan shtëpinë dhe Kodrën e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i përcolli ata në përputhje me traditën. Të gjithë ata, pyetjes se pse keni lejuar këtu në një bazë ushtarake, morën nga ai vetëm një përgjigje: unë po respektoj traditën e familjes time. Në fakt ai e tregoi veten i biri i të atit, Zeqir Halilit, i cili që nga mosha e tij e re dhe deri në vitin 1944 kishte marrë pjesë në çdo përpjekje kundër pushtimit serb dhe për lirinë e Kosovës! Por kësaj here lufta u fitua”, thekson ai.

Berisha thotë se Sylejmani mbylli sytë përgjithmonë nën kujdesin e përsosur të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa i dhanë lamtumirën e fundit familjarët, të afërmit, miqtë, shokët, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkëluftëtarë të tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

“Mbetem pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që na nderuan sot me praninë e tyre në lamtumirën e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin! sb”, nënvizon ish-lideri i demokratëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lule për Shën Valentin/ Sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat

Publikuar

-

Nga

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë.

Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013. Të dhënat nga Dogana treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.

Tregu i pushtuar nga lulet holandeze

Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.

Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve.

Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.

LEXO EDHE:  “Shes fara buzë detit”/ Familja në Durrës fle në makinë prej katër ditësh: S’ ka ardhur askush

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në kufi?!/Mbi 1500 kosovarë hyjnë në Shqipëri

Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine

Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh.

Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë./Monitor

LEXO TE PLOTE