LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albana Vokshi: 34 mijë mësues nuk kanë marrë pagat

6 Dhjetor 2019, 11:21, Politikë CNA
Albana Vokshi: 34 mijë mësues nuk kanë marrë pagat

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka shprehur shqetësimin për faktin se sipas saj edhe pse sot është data 6 dhjetor, mësuesit ende nuk kanë marrë pagat.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh shqetësimin e mungesës së korrektësisë për kalimin e pagave të mësuesve, Vokshi thekson se kjo shkakton problematika ekonomike brenda familjeve të tyre.

?34 mijë është numri i mësuesve që i ka zënë data 6 dhjetor pa marrë pagat, gjë që sidomos pas katastrofës së termeteve shkakton problematika ekonomike brenda familjeve të tyre. Vokshi thotë se meqenëse pagat nuk janë kaluar as sot, data 6 dhjetor, atëherë në rastin më të mirë pritet të kalohen të martën me datë 10, pasi e hëna është pushim për bankat. Mirëpo, si do e shtyjnë ato familje që pagat i kanë mjetin e vetëm të jetesës, është shprehur ajo.

?Data 6 Dhjetor, dhe ende nuk kanë kaluar pagat e 34 mijë mësuesve… E meqenëse e hëna është ditë pushimi për bankat, në rastin më të mirë, pagat mund të kalojnë ditën e martë që është data 10 dhjetor. Shtuar faktin e tmerrit të tërmetit, dëmeve e kostove të mëdha për qindra mësues, me cfarë do e shtyjnë familjet e tyre, që pagën kanë mjetin e vetëm të jetesës? Ah, e sigurt që pagesat e koncesioneve të oligarkëve nuk janë vonuar asnjë ditë…?-shkruan Vokshi.

Lajmet e fundit nga