Connect with Us

A do të fillojë mësimi në 9 dhjetor?/ Politekniku njoftim të rëndësishëm për studentët

Sociale

A do të fillojë mësimi në 9 dhjetor?/ Politekniku njoftim të rëndësishëm për studentët

Publikuar

-

Ashtu si Universiteti i Mjekësisë së Tiranës edhe Universiteti Politeknik të Tiranës ka lajmëruar se procesi mësimor nuk do të fillojë javën e ardhshme siç ishte paralajmëruar.

Rektorati i këtij Universiteti gjatë një mbledhjeje vendosi që mësimi do të shtyhet deri në datën 13 dhjetor.

Raportohet se gjatë këtyre ditëve që është pezulluar mësimi, në këtë universitet po kryhen punime nga inxhinierët, të cilët po vlerësojnë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

“Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës,  në mbledhjen e datës 06.12.2019, pasi shqyrtoi raportin teknik të vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesat e UPT, hartuar nga grupi i ekspertëve të ngritur me Urdhërin e përbashkët të Rektorit dhe Administratorit të UPT Nr. 147 datë 26.11.2019 dhe rekomandimet e dhëna në të , vendosi:

Ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin Politeknik të Tiranës edhe gjatë javës në vazhdim (datë 09.12.2019 deri në datë 13.12.2019) me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme për të mundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor

Rifillimi i procesit mësimor do të njoftohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Universitetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE