Connect with Us

Zbuloi personat e gjallë nën rrënoja/ Njihuni me heroin me katër putra të Policisë së Shtetit

Sociale

Zbuloi personat e gjallë nën rrënoja/ Njihuni me heroin me katër putra të Policisë së Shtetit

Publikuar

-

Qeni i quajtur “Brandi” është heroi me katër putra i cili zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6 katshit në Durrës.

‘Brandi’ është qeni i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë u kalua në pjesën jugore të objektit.

LEXO EDHE:  ‘Heroi im i fëmijërisë’: Letra emocionuese e një fansi për Lorik Canën

‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.
Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Avari në rrjet/ Tirana “zhytet” në terr

Publikuar

-

Nga

Një avari e shkaktuar nga ngarkesa në rrjet, ka lënë pa energji elektrike disa nga rrugët kryesore në Tiranë.

Sipas OSHEE Rruga e Kavajës, Irfan Tomini, ish- Parku etj., janë aktualisht pa energji elektrike.

“Për shkak të avarisë shkaktuar prej ngarkesës në rrjet, dy fidera që furnizojnë zonat si “Rruga e Kavajes”, “Irfan Tmonini”, ish-Parku, etj, janë aktualisht pa energji elektrike.
Brigadat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin sa më të shpejtë të defektit”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Foto- Heroi me katër putra/ Qeni i FSK arriti të shpëtonte jetë pas tërmetit

LEXO EDHE:  ‘Heroi im i fëmijërisë’: Letra emocionuese e një fansi për Lorik Canën

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Amortizimi i rrjetit/ 4000 banorë mbeten pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Nëntë fshatra në Gramsh kanë mbetur, prej 24 orësh, pa energji elektrike si pasojë e stuhisë së fortë të erës.

Fshatrat në varësi të njësive administrative Kukur dhe Kodoviat janë në errësirë totale, ndërsa CEZ ka njoftuar se punonjësit e tij janë në terren për të bërë të mundur riparimin e defekteve që janë krijuar.

LEXO EDHE:  “Qeni kosovar që shpëtoi jetë është hero”/ Meta: E kam puthur me gjithë shpirt

LEXO EDHE:  “Spiderman është fals, ti je heroi im!” Michael Buble tregon çfarë i tha djalit 5-vjeçar pasi mundi kancerin

Ndërkaq, banorët janë shprehur se sa herë prishen kushtet atmosferike, ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar.

Derisa CEZ të riparojë defektin, rreth 4000 banorë të nëntë fshtarave duhet të presin në errësirë totale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Merkaj zbulon shifrat/ Ja sa shqiptarë dhe të huaj hynë brenda vendit për festat e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët çdo vit në atdhe, duke shkaktuar shpesh dhe radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar.

Nisur nga të dhënat e përpunuara nga departamenti i Kufirit rezulton se nga data 23 deri në 31 dhjetor ka pasur fluks të shqiptarëve që hynin në territorin shqiptar, ndërsa në ditët e para të janarit ka pasur një fluks të shtuar në dalje të vendit.

LEXO EDHE:  Rama qëndrim kontrovers me Tahirin, nga një dru të shtrembër e bëri hero

LEXO EDHE:  Foto- Heroi me katër putra/ Qeni i FSK arriti të shpëtonte jetë pas tërmetit

Sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracionit, Eduard Merkaj, gjatë këtyre ditëve nga pikat e kalimit kufitar kanë hyrë 260 mijë shqiptarë. Ndërsa, pas datës 31 kanë dalë 220 mijë.

Gjatë javës, që lamë pas, Shqipëria është vizituar edhe nga 80 mijë të huaj, nga të cilët 16 mijë kanë deklaruar në kufi se kanë ardhur për turizëm, është shprehur Merkaj për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE