LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voda bën bilancin e punës pas tërmetit/ Shemben 28 objekte të pabanueshme

5 Dhjetor 2019, 18:50, Aktualitet CNA
Voda bën bilancin e punës pas tërmetit/ Shemben 28 objekte

Në një deklaratë për shtyp, zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri bilancin e punës së deritanishme për të normalizuar situatën.

Voda tha se edhe ditën e sotme, qendra dispeçer ka marrë qindra telefonata, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Aktualisht, zv.ministrja tregoi se po punojnë për vlerësimin e dëmeve 4 ekspertë nga Franca, 2 nga Zvicra, 8 nga Italia, 16 nga Greqia, 8 nga Turqia, 16 nga Maqedonia e Veriut, 2 nga SHBA, 20 nga Kosova dhe 7 nga Izraeli.

Voda bëri të ditur se deri më tani janë shembur 28 objekte të shpallura të pabanueshme, kryesisht 10 në Thumanë dhe 18  në Durrës.

?Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim: Bashkia Durrës ? 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur; Bashkia Krujë ? 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t?u prishur;

Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike. Bashkia Shijak ? 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t?u prishur; Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara?, deklaroi zv.ministrja, ndërsa theksoi se në terren janë shtuar shërbimet policore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga