Connect with Us

U la i lirë për mungesë provash/ Prokuroria apelon vendimin për Florenc Çapjan

Kronika

U la i lirë për mungesë provash/ Prokuroria apelon vendimin për Florenc Çapjan

Publikuar

-

Prokuroria ankimon në Gjykatën e Apelit të Durrësit vendimin për Florenc Çapjan.

Mësohet se prokuroria e ka apeluar dy ditë më parë vendimin e lirimit të “të fortit të Elbasanit”, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Kujtojmë Çapja ishte marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, shumë pranë banesës së ish oficerit të policisë Fadil Mema, krim për të cilin është arrestuar tre herë dhe të tre herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, pasi dëshmitari kryesor Ardian Ibrahimi në atentatin kundër Fadil Memës, është vrarë me 5 plumba në 26 maj 2006 në Elbasan./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë kabina te Tregu Elektrik/ Zona zhytet në errësirë

Publikuar

-

Nga

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë te Tregu Elektrik, në Tiranë.

Mësohet se, si pasojë, ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit të kabinës ka qenë ngarkesa e madhe.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Bashës për shpërdorim detyre/ Grupi i hetimit sekuestron 17 dosjet me lejet e ndërtimit

LEXO EDHE:  Larje hesapesh mes prokurorëve/ Si e përdori Arta Marku, Fatmir Lushin?

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Vendimi i prokurorisë/ Salianji: Nuk ka asnjë provë, e devijuan për të zhvendosur vëmendjen

LEXO EDHE:  Bumçi: Kërkojmë asistencë ndërkombëtare për çështjen “Doshi”

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE