Connect with Us

Tërmeti/ Dëshmitë tronditëse të banorëve me shtëpi të rrafshuara  

Politikë

Tërmeti/ Dëshmitë tronditëse të banorëve me shtëpi të rrafshuara  

Publikuar

-

Kryetari i PD-swë, Lulzim Basha ka vizituar fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë e Krujës, ku sipas tij qindra shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti dhe mijëra banorë, mes tyre fëmijë të mitur dhe të moshuar të sëmurë, qëndrojnë prej më shumë se një jave jashtë në të ftohtë.

Banorët shprehen se askush nga shteti ose bashkia nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje, veshmbathje për fëmijët dhe të moshuarit e sëmurë.

Të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë shtetasit nga Kosova. Shumë familje jetojnë në qese plasmasi, në sera, dikush në çadrën e cila u erdhi 1 javë pas tërmetit.

Një banor i dëmtuar thotë se kryetari i PD Lulzim Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë.

“Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator.

Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nentorit nuk pati dëme në njerëz.

Kryetari Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet.

LEXO EDHE:  Basha-Ramës/Mos përfito nga natyra jonë paqësore

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha.

Në Bubq dhe Rrënxë të Krujës kryesisht shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe baltë janë krejtësisht të pabanueshme. Zona përtej varfërisë vuan tani edhe mungesën e një strehe të sigurt.

Kryetari Lulzim Basha qëndroi në qendrën e ndihmave në Bubq ku është ngritur shtabi vullnetar për të shërbyer me ushqime, ilaçe, veshje, ngrohje dhe mjek.

Aulon Kalaja së bashku me dhjetëra të rinj punojnë çdo ditë për t’i shërbyer banorëve në nevojë tërësisht vullnetarisht.

“E bëj me gjithë zemër”, theksoi një e re e cila ndihmonte në ndarjen e ushqimeve.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë interesim apo garanci nga shteti se ku do të strehohen gjatë dimrit, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe në qiell të hapur.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Klevis Balliu/ Sulmon minishengenin duke kopjuar Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

Nga studioja e intervistes, në TV Ora, ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, ka folur edhe për rolin e opozitës në minishengenin ballkanik. Ndonëse asnjëherë nuk e ka ushtruar rolin e ekspertit të çeshtjeve të jashtme Balliu ka theksuar se minishengeni është një marrëveshje e pamundur të realizohet për sa kohë përfiton vetëm Serbia.
Por çudia në analizën e tij, lidhur me këtë çështje, qëndron tek fakti se për të “dërrmuar” iniciativën rajonale çuni i Fahriut ka përzgjedhur t’i referohet presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
 
“Shengeni Ballkanik nuk ekziston. Është një fjalë e shpikur. Këtë nuk e them vetëm unë. Ka një Shengen, që e ka thënë dhe Aleksandër Vuçiç për mediat amerikane që “është projekti im për rikthimin e jugosllavisë me Shqipërinë brenda”.
 
Kjo nuk është në interes të Shqipërisë. Ne jemi një vend që importon 50% më shumë se eksporton, ashtu është dhe Kosova dhe kush përfiton, përfiton Serbia që eksporton shumë herë më shumë dhe kërkon të mbysë tregjet Shqiptare”, ka thenë Balliu i ri./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuni i Fahri Balliut “zbulon” pse ka vdekur ekonomia

Publikuar

-

Nga

Megjithëse nuk është ekspert ekonomie, çuni i Fahri Balliut, Klevisi, ka zbuluar shkakun pse ekonomia është rrënuar.

Sipas tij, ekonomia është rrënuar sepse profesionistët janë larguar nga vendi dhe për këtë nuk preferoi të japë shifra konkrete.

“Zgjedhjet e parakohshme tanimë kërkohen nga ekonomia e vendit, nuk ka besoj asnjë qytetar që nuk e ka ndjerë rrënimin ekonomik të shtetit dhe të vetin personal, marr shkas nga fakti tronditës që janë larguar qindra qytetar sepse këtu faktikisht ekonomia ka vdekur. Ajo po ashtu u tregua dhe nga një fatkeqësi natyrore që mund t’i bjerë çdo shteti po çdo shtet do kishte patur mjetet dhe buxhetin e duhur për t’u përgjigjur, që qeveria nuk e ka patur dhe nuk e ka e sot akoma nuk kemi shifra konkrete sepse nuk ka profesionistë, janë hequr, janë larguar”, tha Klevis Balliu, në RTV Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E zbulon Ngjela/ Ja pse është bllokuar zhvillimi i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaron se, korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë.

Në një analizë, Ngjela thotë se korrupsionet kryeministrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë dhe ingredientët e evolucionit që janë arsimi, prodhimi, shkenca, gjuha, komunikimi, liria shoqërore, liria politike, liria ekonomike, liria e shtypit, media, fjala e lirë dhe drejtësia.

Avokati pretendon se, të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit dhe kanë ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë.

Sipas tij, gjendja e rëndë e arsimit, nën cilësinë mesatare, nuk është një gjë që ka ardhur nga rasti.

“Cilësia arsimit u godit nga politika që në vitin 1992. Në fillim u godit universiteti, pastaj, me sistem, u godit në mënyrë drastike edhe shkolla e mesme. U trajtuan mësuesit e gjimnazeve si hamej rrugësh, dhe u fut në arsim injoranca në mësimdhënie. Pas kësaj filloi shitja e notës, dhe shitja e diplomave.
Për 15 vjet Shqipëria kaloi në injorancë, pa gjimnaze cilësorë, pa shkolla profesionale, dhe, hyri në analfabetizm me një përqindje që në Europë quhet shumë e lartë. E gjitha kjo ishte në fakt skema antintelektualiste e injorancës politike. Luftë kundër intelektit të kualifikuar, dhe sidomos luftë kundër akademizmit”, shprehet Ngjela.

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Lulzim Basha në tavolinë me Pandeli Majkon

LEXO EDHE:  Kandidati i PD-së thirrje për protesta/ Rruga e vetme largimi i Bashës

“Pikërisht në këtë kohë, kur arsimi cilësor kishte marrë fund, u hodhën në treg minimumi pesë universitete privatë që iu shisnin diploma kujdo.
Pas kësaj, ata që ishin krijuesit e kësaj gjendjeje, hapën dyert e administratës shtetërore për punësimin masiv të diplomës së blerë.
Pas këtij procesi disavjeçar injoranca pushtoi edhe administratën shtetërore.
Një tmerr i vërtetë: korrupsioni shtetëror u bë dominant në drejtimin e shtetit shqiptar. Injorantët e emëruar në “pikat e mjaltit” ishin vjelës të ardhurash korruptive, por edhe pagues të regullt të ministrave që i kishin emëruar”, vijon më tej avokati, teksa thekson se të gjitha kryeministrat u bashkuan me krimin e organizuar, ndërsa kryeministri aktual është kampioni i kësaj gjendjeje të kriminalizuar të administratës shtetërore.

Ngjela thotë se shkenca u godit si rrjedhojë e histerisë antidije që u vendos në Shqipëri. Ai pretendon se rrafshimi i arsimit dhe likuidimi i shkencës sollën një krizë të rëndë të intelektit.

Avokati ngre pyetjet nëse: “Do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojnë, sepse hetimi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE