LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti-Banorët në protestë/ “Ndërtuesi i pallatit vdiq 2 muaj më parë, s’dimë ku të drejtohemi”

5 Dhjetor 2019, 11:18, Sociale CNA
Tërmeti-Banorët në protestë/ “Ndërtuesi i

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë në qiell të hapur qindra qytetarë, në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Laç e shumë fshatra përrreth.

Duke mos gjetur asnjë zgjidhje, 60 familje të një pallati në Durrës janë ngritur në protestë.

Bëhet fjalë për disa banorë të lagjes nr.5, pallati të cilëve është dëmtuar nga tërmeti.

Ata shprehen se inspektorët e bashkisë kishin vendosur një shirit të kuq në pallatin e tyre, duke mos i lejuar të hynë brenda, ndërsa ata shprehen se dinë se ku të drejtohen për zgjidhen e situatës pasi ndërtuesi i pallatit ka vdekur.

?Inspektorët vendosën shiritin që të mos banojmë. Nuk dimë ku të shkojmë dhe kujt t?i drejtohemi. Ndërtuesi i pallatit ka vdekur 2 muaj më parë?, janë shprehur protestuesit për mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga