Connect with Us

Sondazhi-Menaxhimi i situatës pas tërmetit/ Rama përballë Bashës

Politikë

Sondazhi-Menaxhimi i situatës pas tërmetit/ Rama përballë Bashës

Publikuar

-

Nga Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhvillova një sondazh elektronik, në serinë e sondazheve që zhvilloj për revistën Folloë Business Albania.

Pyetja kryesore që i dha përgjigje sondazhi ishte: “A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas Tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?”

Ky sondazh u zhvillua vetëm me votues të vendosur apo të lëkundur (mosvotuesit nuk u përfshinë në kampionin prej 1686 të anketuarish).

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

Rreth 71% e të anketuarve mendojnë se me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën, punët mund të shkojnë më mirë pas tërmetit. Vetëm 29% e kanë këtë opinion për Bashën.

Krahasuar me sondazhet para tërmetit, Basha ka pësuar rënie, sepse rreth 40% mendonin se punët mund të shkonin më mirë me Bashën kryeministër. (Shihni tabelën shoqëruese)

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hapja e PD propagandë”/ Mustafa Nano: Partinë nuk e hap dot ai që e mbylli

Publikuar

-

Nga

“Hapja e PD propagandë”/ Mustafa Nano: Partinë nuk e hap dot ai që e mbylli

Analisti Mustafa Nano ka komentuar nismën e PD-së për hapjen e partisë, duke afruar edhe disa figura të vjetra në selinë blu.

Për analistin kjo është vetëm një lëvizje propagandistike, pasi sipas tij Basha nuk mund ta hapë partinë.

“Po t’u hapet dera atyre që janë larguar, nuk ka asnjë lloj reformimi. Ata u larguan sepse ishin pjesë e një qeverisjeje të korruptuar. Partinë nuk mund ta hapë ai që e ka mbyllur. Me duket lëvizje propagandistike, asgjë tjetër”, tha ai.



Sa i takon debatit për marrëveshjen e 5 qershorit, Nano tha se çelësat e zgjidhjes i ka opozita joparlamentare.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

LEXO EDHE:  Deklarata bombë/ Rama i dha para në dorë Bashës, në 18 maj

“Nëse opozita joparlamentare i mbush mendjen opozitës parlamentare të votojë pa lista të hapura dhe bllokim koalicionesh, atëherë është në rregull. Detyra i takon opozitës joparlamentare t’i mbushë mendjen opozitës parlamentare se nuk ka nevojë për shtesë në marrëveshjen e arritur. Çelësat e marrëveshjes i ka opozita joparlamentare. Është krijuar një komitet që ka pasur qëllim integrimin e opozitës joparlamentare brenda sistemit”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hiqe maskën o ditëzi se të doli boja”/ Lefter Maliqi paralajmëron Ramën: Do të tërheqin zvarrë…

Publikuar

-

Nga

“Hiqe maskën o ditëzi se të doli boja”/ Lefter Maliqi paralajmëron Ramën: Do të tërheqin zvarrë...

Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar pas përfundimit të Këshillit Politik, ku akuzon kreun e qeverisë për qëndrimin e mbajtur, ndërsa shkruan se Ramës i ka dalë boja nga ndërkombëtarët.

Maliqi nuk e ka kursyer as ironinë ndaj kryeministrit për të cilin thotë se i merret goja pasi i premtoi Rilindje shqiptarëve, por i dha Republikën e drogës.

“Po të tërheqin zvarrë me poshtërsitë që i ke bërë vendit dhe tradhëtinë që i ke bërë kombit”, vijon Maliqi më tej.



“Ramziu i sterrosur i nxire pas mbledhjes shoë te keshillit politik.Haha thote opozita parlamentare ka rendesi, perfaqeson disa parti, cthua o ditezi,ku ka opozite parlamentare,ka vetem shtojce te Rilindjes tende si sekt kriminal, leri filmat voto marreveshjen e 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane se te doli boja nga Nderkombetare.Betejen e ke me shqiptaret qe i mashtrove me tepsin dhe timonin,e ke me opoziten legjitime PD, LSI, PDIU, PBDNj, PR, PAA.

Mbete i vetem plaku Mere. Po të merret goja, sa poshte ke rene. Do te mbash peng Gjykaten Kushtetuese,se do te vesh ne zgjedhje me bashkite moniste te kapura dhe institucionet e krimin e kapur madje per tia arritur qellimit po aktron ,mund te kerkosh dhe mocion mosbesimi ta cosh vendin ne zgjedhje te parakohshme ne vjeshte me bashkite moniste,krimin,oligarket,drogen,institucionet e kapura.

LEXO EDHE:  A po grisin brekët e Shukriut “Koalicionin e Narit”?

LEXO EDHE:  Salla masazhi në Kryeministri/ Zbardhet shpërblimi marramendës për kompaninë “Fusha”

Por cfaredo intrige,prapaskene te besh fundi te pret o i mjere.Ske pare gje akoma tani te pret humnera per ligesitë, mashtrimet, vjedhjet, varferimin, abuzimet, kercenimet, shantazhet, burgosjet, kanosjet, cpopullimin etj qe u ke bere shqiptareve.Bir bir ste mori mire,te goditi mu ne brinje.Premtove Rilindjen por u dhurove Shqiptareve Republiken e droges,Tao taos,Mamices,Leshit,Gjinos dhe aktrimit e mashtrimit te peshtire.Rrite borxhin publik por borxhi qe u ke shqiptareve ske per ta lare kurre o i pabese.Hiqe masken o ditezi se te doli boja kudo.Je bere si Kanan Tafili i maskuar tek fimi ” Shtigje Lufte” ku e terhoqen prej hunde por me c’shoh ty do te terheqin zvarr me poshtersite qe i ke bere vendit dhe tradhetin qe i ke bere kombit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rregullat e lojës i prishi PD-ja/ Kulluri: Nuk mund t’i kërkosh llogari Ramës, pse Basha dogji mandatet

Publikuar

-

Nga

Rregullat e lojës i prishi PD-ja/ Kulluri: Nuk mund t’i kërkosh llogari Ramës, pse Basha dogji mandatet

Analisti Edvin Kulluri ishte i ftuar në studion e “ABC News” për të folur mbi aktualitetin politik, ndryshimet kushtetuese dhe çështjen e listave.

Gjatë intervistës në studio me gazetarin Endri Xhafo, ai tha se listat e hapura me këtë sistem aktual janë e vetmja mënyrë për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë.

Ai po ashtu theksoi se Partia Demokratike nuk po hapet, por thjesht po bën propagandë. Sipas tij djegia e mandateve ishte vendim i gabuar i liderit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa shtoi se për këtë qëndrim, sot nuk mund ta kërkosh përgjegjësinë te kryeministri Rama.

Analisti shtoi se duhet bërë dallimi midis procesit dhe pazareve, pasi sipas tij nëse vërtet PD do të fliste për hapje, atëherë duhet të kishte një kongres, një diskutim, gjë e cila sipas Kullurit nuk është realizuar.



“Disa deputetë të PS e kanë firmosur procesin për listat e hapura. Kjo mund të jetë teatër, por ata janë aty. Çmimi i bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve lokale do të paguhet shumë shtrenjtë. PD nuk duhet të pozicionohej për veten e saj kundër listave të hapura. Rregullat e lojës i ka prishur PD duke djegur mandatet. Duke mos qenë në parlament, nuk e di çfarë kërkon sot! Kjo nuk është përgjegjësi e Edi Ramës. Nuk mund t’i kërkosh llogari Ramës përse Lulzim Basha dogji mandatet”, tha analisti.

LEXO EDHE:  Kokëdhima zbulon marrëveshjen Rama-Basha

LEXO EDHE:  Rama terror administratës/ Zbulohen mesazhet

I pyetur se nëse do rikthehet në PD, ai theksoi se si fillim Partia Demokratike duhet të bashkohet.

“Parlamenti i ardhshëm dhe gara për deputet nuk është mundësi punësimi, flasim për politikë dhe kjo nuk është politikë. Përzgjedhja është përgjegjësi e rregullave të qarta që vendos kryetari i partisë, unë rregulla nuk shoh. Këta kanë shkatërruar principet e Partisë Demokratike. Nuk ka një debat. Çfarë mund të bëjë në një parti kur Lulzim Basha vendos çfarë thotë ai!? PD nuk po hapet është propagandë. Duhet të bëjmë dallimin midis procesit dhe pazareve. Nëse do të flisnim për hapje duhet të kishte një kongres, një diskutim”, tha Kulluri.

 

LEXO TE PLOTE