LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SKANDALI ME DY TENDERA/Mijëra njerëz në qiell të hapur, Veliaj 300 milionë lekë për mbarështim

5 Dhjetor 2019, 19:10, Denoncim CNA
SKANDALI ME DY TENDERA/Mijëra njerëz në qiell të hapur,

Prej 10 ditësh, vendi ynë po kalon një situatë mjaft të vështirë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë dhe la pasoja në jetë nderzish dhe qindra milionë euro dëme material.

Qindra familje kanë mbetur në qiell ta hapur, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj do të bëjë afro 330 milionë lëkë ?rrush e kumbulla? për mbarështim.

Nesër në orën 12:00, Veliaj do të shpallë fituesin e tenderit për ?Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore ?Pezë, ?Shesh?, ?Krrabë-Gurrë? të Bashkisë Tiranë?.

Veliaj e ka më kollaj të japë 300 milionë poër mbarështim sesa ti përdorë për ato mijëra apartamente të shkatërruara në Tiranë. Nuk shqetësohet aspak për faktin se një numër i madh njerëzish po vuajnë pasojat që la pas tërmeti duke i lënë ata pa çati mbi kokë, por mbarështimi të shkojë mbarë.
Veliaj vazhdon planin e tij të radhës duke shtuar pemë e kullota, ndërkohe që Shqipëria është në emergjencë. Fshati digjet e Lali mbarështon pemë.

Të prekurit nga tërmeti, presin me sytë nga qeveria e bashkia tu jepet zgjidhje për banesat e tyre të shkatërruara, ndërkohë kryebashkiaku ka tjetër hall, të vazhdojë tenderat e planifikuara megjiste vendi është në emergjencë.

Gjithashtu, paralelel me këtë procedurë, Veliaj po bën një tender të dyshimtë me 5 miliardë lekë për ndërtimin e godinës së ujësjellësit, a thua se ermgjenca është kjo godinë ndërkohë që në kryeqytet janë me mijëra banorë të pastrehë. Këto para do ndërtonin të paktën 250 apartamente për të pastrehët, kurse Lali këtë shumë e ka hedhur për fituesin e paravendosur të rradhës, firmen me një numër e dy gërma./CNA.al

Lajmet e fundit nga