Connect with Us

Sherefedin Shehu flet me superlativa për Arben Malajn: Njeri i vërtetë, gëzohu se ke fituar lirinë

Politikë

Sherefedin Shehu flet me superlativa për Arben Malajn: Njeri i vërtetë, gëzohu se ke fituar lirinë

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka reaguar pas pezullimit nga detyra të Arben Malajt.

Sipas Shehut, pezullimi ose shkarkimi de facto i Malajt është instalin i luftës së klasave në Shqipëri. Shehu shprehet se pezullimi i Malajt ka ardhur pasi ai nuk është në linjë me vijën e Partisë.

Më tej profesori shprehet se Malaj duhet të gëzohet pasi ka fituar lirinë që sipas tij, i mungon shqiptarëve

“Arben gëzohu se ke fituar lirinë që iu mungon shqiptarëve
Pezullimi ose shkarkimi de facto i Arben Malajt është instalim i luftës së klasave në Shqiperi. Ai pezullohet sespe nuk është në linjë me vijën e Partisë. Arben Malaj është socialist “i thekur” por specialist dhe njeri i vërtetë. Unë kam bashkëpunuar me të si Zëvendës Minister në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 por ndarja politike nuk na ndau në menaxhimin me përgjejgjësi të financave shqiptare në atë periudhë të vështirë. Shumë të djathtë që punonin në Minstrinë e Finanacave në atë kohë besoj se e kujtojnë Arbenin si një MInistër që nuk i flaku por që ju dha një mundësi. Mjerë ata që e pezulluan Arbenin dhe fërkpjnë barkun të kënaqur nga ideja se i hoqën bukën e gojës. Ata të mjerë janë fizikisht në këtë kohë sespe jetojnë kohën e kaluar. Arben mos u mërzit por gëzoju se ke fituar lirinë që ju mungon kaq shumë shqiptarëve”, shkruan në reagimin e tij Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu: Megjithëse e ka bërë m…. mullar Ramës nuk i bën syri tërr

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e ish-deputetit të PD/Votat Ruçit ja dha Basha, ska moral politik

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE