Connect with Us

Rama pret në kryeministri inxhinieren Bozdo/ Jeni burim sigurie

Sociale

Rama pret në kryeministri inxhinieren Bozdo/ Jeni burim sigurie

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri inxhinieren Luljeta Bozdo.

Kryeministri ka shprehur falenderim të veçantë për inxhinieren. Rama i tha Bozdos se ajo ka bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Jeni një burim sigurie.  Keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Julian Deda: Edi Rama tallje dhe fyerje personave me aftësi të kufizuara

Inxhinierja Bozdo tha se ka mundur të vizitojë disa banesa të dëmtuara dhe sipas saj  nuk ka arsye për panik dhe njërëzit duhet të rrinë të qetë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Zbulohen pijedashësit/ Ky qytet i Shqipërisë ka shpenzuar dyfish më shumë se mesatarja “për raki dhe duhan”

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët janë shquar për dashurinë e tyre ndaj pijes dhe këtë e tregon edhe tradita që ende vijon për prodhimin e verës dhe rakisë së shtëpisë. Megjithatë, shifrat na tregojnë se dibranët janë “më pijedashësit” e vendit. Sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, në vitin 2018 ata rritën peshën e shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan në 6% të totalit të shpenzimeve të tyre. Një vit më parë, po sipas kësaj ankete, shpenzimet për këtë kategori në qarkun e Dibrës zinin rreth  5.4% e totalit të shpenzimeve. Krahasuar me mesataren e vendit, pesha e shpenzimeve të tyre për pije dhe duhan ishte thuajse dyfish më e lartë. INSTAT raporton se mesatarisht një familje në Shqipëri rreth 3.5% të totalit të shpenzimeve të tyre ia dedikon këtij zëri.

Në vend të dytë, renditet qarku i Elbasanit, të cilët gjithashtu gjatë vitit 2018 rritën shpenzimet për pijet alkoolike dhe duhan që ishin sa 5.2% e totalit të shpenzimeve nga 4.9% që ishte një vit më parë. Pas tij renditet qarku i beratit dhe Lezhës me 4.8% të totalit.  Por, në krahasim me një vit më parë duket se lezhjanët kanë shtrënguar dorën për sa i përket shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan, të cilët shpenzonin një vit më parë 5.7% të totalit të tyre.

LEXO EDHE:  Aleksis Cipras riftohet per vizite zyrtare ne Shqiperi

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja e vizitës surprizë të Adelinës në Tiranë

Kukësi dhe Korça, të dy këto qarqe, kishin gjithashtu shpenzime më të larta se mesatarja e vendit me përkatësisht 4.4% të totalit dhe 3.8%.

Nga ana tjetër qarku me shpenzimet më të ulëta për këtë kategori, renditet Vlora, ku sipas të dhënave të INSTAT kanë ulur shpenzimet për pije dhe duhan në masën prej 2% të totalit, nga 2.25 që ishin në vitin e kaluar.

Nuk është aspak çudi që edhe qarku i Gjirokastrës ka shënuar gjithashtu shpenzime të ulëta, prej vetëm 2.2% të totalit. Por, kjo nuk do të thotë që konsumojnë më pak pije alkoolike, pasi shpenzimet në anketë nuk përfshijnë konsumin e qytetarëve nga prodhimi  artizanal i verës dhe rakisë.

Po ashtu shpenzime relativisht të ulëta janë regjistruar edhe në Durrës dhe Shkodër, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet ishin përkatësisht 2.4 dhe 2.7%.

Ndërsa me një diferencë të ulët me mesataren e vendit renditet qarku i Fierit dhe Tiranës, ku mesatarisht janë shpenzuar për pijet alkoolike dhe Duhanin 3.2 dhe 3.3% e totalit të shpenzimeve të familjeve në këto qarqe./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshojnë temperaturat/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga moti i kthjellët në të gjithë territorin falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Për shkak të origjinës veriore të masave ajrore, temperaturat në vlerat minimale pritet të jenë negative në disa qytete edhe pse pritet një rritje e lehtë e tyre krahasuar me ato të ditës së djeshme.

Në këtë mënyrë në zonat malore temperaturat pritet të arrijnë -6ºC, në ato të ulta -4ºC dhe në zonat bregdetare 1ºC.

LEXO EDHE:  NASA anulon vizitën e shefit të agjencisë hapsinore të Rusisë

LEXO EDHE:  Julian Deda: Edi Rama tallje dhe fyerje personave me aftësi të kufizuara

Sipas SHMU, edhe temperaturat në vlerat e mesditës do të kenë një rritje të lehtë duke prekur në zonat malore vlerat deri në 9ºC, ato të ulta 14ºC dhe në ato bregdetare 15ºC.

Ndikim në rritjen e temperaturave të mesditës do të ketë edhe era e cila sot do të fryjë e qetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 3 janar 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi

Dashuria: Dita e mbushur me surpriza për shumë nga shenja. Çiftet mund t’ i japin shtysë dashurisë së jetës dhe për momentin mund të thoni se më e keqja ka mbaruar! Edhe beqarët sot do bëjnë takime vendimtare.

Puna: Nëse doni të pohoni arsyet tuaja, bëjeni gjithmonë me kujdes, sot impulsiviteti është përgjumur dhe mund të prishë marrëdhëniet tuaja.

Demi

Dashuria: Nëse jeni çift, një situatë konflikti dashurie do të krijojë ende disa probleme për ju. Mundohuni t’i qetësoni gjërat shumë ngadalë. Zemrat e vetmuara mund të vendosin ta deklarojnë veten para një personi. Nëse vërtet jeni tërhequr, hidhni një hap përpara!

Puna: Neptuni sot ndez krijimtarinë tuaj, puna është në plan të parë dhe do të jeni të etur për të marrë rezultate të shkëlqyera.

Binjakët

Dashuria: Mos e bëni partnerin tuaj ose personin që ju intereson xheloz, do të shkatërronit gjithçka dhe të ktheheshit do të ishte e vështirë. Perspektiva të shkëlqyera për takime të reja, beqarët do bëjnë miq të rinj dhe do të krijojnë marrëdhënie të reja personale. Sot do të lindin histori të reja.

Puna: Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të krijuar bashkëpunime të reja, dijeni që Mërkuri do të jetë shumë i favorshëm sot.

Gaforrja

Dashuria: Sot do të keni një ide të qartë se çfarë të bëni dhe nuk do hezitoni të tregoni shqetësimin tuaj për të dashurin tuaj. Beqarët do joshin  dhe një shikim do të jetë i mjaftueshëm për të kapur pre të re!

Puna: Kënaqësi të shkëlqyera në punë ose në profesion. Sot do të kaloni çdo provë dhe gjithashtu do të keni çmime!

Luani

Dashuria: Mërkuri pengon dialogun mes çifteve, sot mund të ketë keqkuptime dhe dallime mendimesh nga çdo gjë, nga paratë te fëmijët. Nëse jeni beqarë, mund të vendosni të tërhiqeni para një personi që keni dashur prej kohësh.

Puna: Hëna ju fton t’i kushtoni vëmendje financave, nuk është koha e duhur për të bërë investime pa kthim.

Virgjëresha

Dashuria: Në fillim të vitit keni të gjitha dëshirat për të kaluar momente të mrekullueshme me gjysmën tuaj më të mirë. Varrosni kapelen dhe harroni xhelozinë! Beqarët do jenë në gjendje të bëjnë plane të reja për të ardhmen, duke filluar me një dhuratë që duket mjaft pozitive.

Puna: Koha e favorshme për të realizuar projektet tuaja. Kujdesuni për ata që do të sjellin përmirësime në të ardhmen tuaj.

LEXO EDHE:  Aleksis Cipras riftohet per vizite zyrtare ne Shqiperi

LEXO EDHE:  Aleksis Cipras riftohet per vizite zyrtare ne Shqiperi

Peshorja

Dashuria: Sot ju mund ta bëni këtë ditë të jashtëzakonshme duke treguar se jeni afër atyre që u duhen. Saturni do i bëjë beqarët veçanërisht tërheqës, të cilët do të kenë mundësi të shkëlqyera për të bërë përshtypje të tjerët.

Puna: Puna kërkon më shumë përqendrim. Mos merrni vendime të rëndësishme dhe mendoni me kujdes për secilin propozim.

Akrepi

Dashuria: Hyrja e Mërkurit në shenjë do të vendosë gjithçka në rregull. Tani e tutje, gjithçka do të zgjidhet lehtë, thjesht gjeni fjalët e duhura edhe me partnerin tuaj për të gjetur qetësi. Beqarët duhet të mësojnë të përjetojnë emocione më spontanisht.

Puna: Suksese në studim dhe në punë, do të keni të gjitha kredencialet për të arritur objektivat e dëshiruara.

Shigjetari

Dashuria: Mos e fosilizoni veten për gjërat e së kaluarës, largojini ato, se me siguri do të fillojë një e ardhme më e mirë për ju. Lajme vijnë në dashuri, mos u emociononi shumë dhe merrni gjithçka seriozisht. Sot beqarët do hedhin themelet e njohjes së re.

Puna: Sot do të ndiheni nën sulm dhe durimi juaj mund të mungojë. Qëndroni të qetë!

Bricjapi

Dashuria: Disa qëndrime të partnerit do t’ju bëjnë të reflektoni. Para se të jetë tepër vonë, kërkoni sqarime dhe do të kuptoni nëse ka diçka pas jush që nuk e dini. Beqarët do duhet të jenë të kujdesshëm për të mos fshehur sekretet e tyre!

Puna: Fryma konkurruese mes kolegëve sot do t’ju shqetësojë shumë, por do të duhet të duroni nëse doni të arrini qëllimet tuaja.

Ujori

Dashuria: Përkundër kundërshtimit të Hënës, ndjenjat do të rriten dhe do të keni mundësi t’i tregoni dashurinë tuaj partnerit tuaj. Beqarët do kenë surpriza të këndshme nga një person i afërt, nga miqësia tek dashuria hapi mund të jetë i shkurtër.

Puna: Do të jeni krijues dhe efikas dhe talenti juaj mund të ngjallë zili.

Peshqit

Dashuria: Më mirë të bëni një pauzë për reflektim mbi dashurinë, veçanërisht nëse ndjeheni të lodhur nga disa situata që nuk mund të gjeni zgjidhje adekuate. Ka frikë nga reflektimi edhe për zemrat e vetmuara, bëj një fytyrë të mirë në një lojë të keqe.

Puna: Jini tolerantë sot me ata rreth jush, edhe nëse planet dhe idetë tuaja nuk përkojnë me ato të të tjerëve./b.l/noa.al/

LEXO TE PLOTE