Connect with Us

Rama deklaron nga Kuvendi se buxhetin po e programon që të ndërtojmë me forcat tona/ Donatorët kanë refuzuar ndihmën???

Politikë

Rama deklaron nga Kuvendi se buxhetin po e programon që të ndërtojmë me forcat tona/ Donatorët kanë refuzuar ndihmën???

Publikuar

-

Kryeministri Rama zgjodhi të sfidoje akuzuesit, duke deklaruar që nuk është e vërtetë që buxheti nuk ka fonde për të përballuar situatën. Ai tha se buxheti është riprogramuar me idenë që të gjitha shpenzimet e rindërtimit do përballohen vetë duke konsideruar sikur mos ketë asnjë ndihmë nga jashtë.

Nëse kjo është e vërtetë, sa të pritshme janë donacionet e premtuara? Rama e bëri këtë deklaratë, pasi u kthye nga një tur i deklaruar po prej tij, si turi i sigurimit të donacioneve. Ndaj nëse kjo që deklaron sot, është e vertetë, çfarë duhet të mendojmë se i ka ndodhur gjatë turit të mbledhjes së donacioneve?

Nëse kjo që deklaron sot është e vërtetë dhe nëse turi i tij dhuratambledhës ka qënë i suksesshëm, çfarë do bëjë Rama me donacionet? Do i kthejë mbrapsht? Apo thjeshtë, nuk do përdore milionat e akordura për rindërtime në buxhet?

Është interesante se me sa qetësi dhe krenari, kryeministri deklaron gjithë sa deklaroi, pa u merakosur hiç për padijen që dëshmon në raport me rregullat dhe ligjësitë e planifikimit buxhetor dhe mirëpërdorimit të fondeve buxhetore. Buxheti bëhet për tu shpenzuar me eficencë. Nuk është një llogari depozite që po nuk e perdore e llogarit si kursim.

Fondet e papërdorura në buxhet, nuk dëshmojnë që je më i mençur se paraardhësit. Dëshmojnë që nuk di se për çfarë po flet. Mençuria në planifikimin buxhetor qëndron tek planifikimi dhe përdorimi me nikoqirllëk i buxhetit.

LEXO EDHE:  Ja skenarët pas 10 prillit/Nëse PD nuk regjistrohet në zgjedhje LSI kalon në opozitë

Shqipëria nuk e ka luksin që të parashikojë si shpenzime buxhetore miliona që mund edhe të mos përdoren.

Ndaj Rama duhet ta ndajë mendjen. Ose po pret donacione e në këtë rast ato duhen kalkuluar dhe duhet të fillojnë përgatitjet se si do futen në punë me eficencë, ose ka marrë refuzime nga donatorët ndaj sot i duhet të përballojë gjithçka me forcat e veta. Si revolucionar në rrethim!

Por mos bëjë leksione mbi mençurinë e Rilindjes aq më shumë që krahasimin nuk ka se ku dhe me kë e bën. Opozita nuk hyn fare në historinë e sotme. As që dëshiron të hyjë me sa kuptohet. Miliardat e buxhetit do tenderohen për ndërtuesit. Dhe ndërtuesit në këtë vend janë masivisht me pronësi 50/50. Në fund të fundit, përdorimi i fondeve të buxhetit nuk kontrollohet nga donatorët. Donatorët janë të bezdisshem nganjëherë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Rama dhe Veliaj përfshihen në skandal/ Fshehin kompanitë e planit mafioz

LEXO EDHE:  Nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE