Connect with Us

Qëlluan aksidentalisht “prenë e gabuar”/ Arrestohen 7 persona

Kronika

Qëlluan aksidentalisht “prenë e gabuar”/ Arrestohen 7 persona

Publikuar

-

Ka shkuar në shtatë numri i perosonave të arrestuar, lidhur me ngjarjen e maj të vitit 2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve në një lokal dhe si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari D. C.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 14.11.2019 janë arrestuar edhe 4 shtetas, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

“Gjatë vijimit të operacionit janë kapur dhe arrestuar 3 presona.

Dy prej tyre janë kapur në Itali dhe një është kapur në Vlorë.

Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit, të ndodhura më parë, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë ka bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në maj të vitit 2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve në një lokal dhe si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari D. C.

Në këtë kuadër gjatë orëve të fundit ka vijuar operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, në Vlorë dhe në Itali.

Në Vlorë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh. M., 36 vjeç, lindur e banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” .

LEXO EDHE:  Të refuzojmë politikën konfliktule/ Të mos provokojmë tek të rinjtë largimin

Operacioni ka vijuar në Itali, ku si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bashkëpunimit të shkëlqyer mes Zyrave Ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari e Romë në Itali dhe të Policisë italiane në Tiranë, me angazhimin e Skuadra Mobile në Romë është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në afërsi të Romës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë dhe konkretisht:

I. M., 31 vjeç dhe G. D. (Z.), 42 vjeç, të dy banues në Vlorë;

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit F. H. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndaj shtetasve I. M., G. D. dhe F. H., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 14.11.2019 janë arrestuar edhe 4 shtetas, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të shtetasve I. M dhe G. D, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa Leje” dhe në ngarkim të shtetasit Xh. M, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shkruhet në njiftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Automjeti del nga rruga/ Rrezikon jetën e kalimtarëve

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesditës së sotme tek Ura e Tabakëve në Tiranë.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rrezikuar jetën e disa kalimtarëve.

Por, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U shpall në kërkim për përndjekje/ Në pranga 35-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një shtetas ka rënë në pranga në Durrës pasi ka qenë në kërkim për përndjekje.

35-vjeçari K.Z., akuzohet për veprën penale “përndjekje” dhe pasi ka qenë shpallur në kërkim, është arrestuar nga uniformat blu.

Për K.Z. është vendosur masa “arrest me burg”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bllokohen në Kakavijë pesë makina të vjedhura/ Katër prej tyre luksoze

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Kakavijë ka bllokuar 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje.

Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.

Sipas uniformave blu, falë masave të marra dhe si rezultat i  kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe  konkretisht:

LEXO EDHE:  Atentat në Vlorë/ Plagoset rëndë një person

LEXO EDHE:  Atentat në Vlorë/ Plagoset rëndë një person

Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volksëagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMË X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e  posedonte shtetasi A. K., nga Kruja.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.në 18 tetor jo nga Be një tjetër shuplakë

LEXO TE PLOTE