Connect with Us

Plani me tre pika për rindërtimin pas tërmetit/ Rama i përgjigjet Bashës

Politikë

Plani me tre pika për rindërtimin pas tërmetit/ Rama i përgjigjet Bashës

Publikuar

-

Kryeminsitri Edi Rama gjatë mbledhje së qeverisë, mëngjesin e sotëm i është përgjigjur edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me planin me tre pika që ky i fundit ka propozuar për rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama ishte mjaft i prerë, ndërsa theksoi se rindërtimi i banesave do të vijojë pa cënuar buxhetin e shtetit.

Rama deklaroi se asnjë tender nuk do të anulohet, ndërsa referuar tenderit për check-up, apo Rrugën e Arbrit, kreu i qeverisë shtoi se palca e shtyllës kurrizore nuk do të preket.

“Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Rindërtimi është pjesë e kësaj, nuk do të cënojmë buxhetin. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike. Ne do të realizojmë një fond, një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë; merrni këtu, merrni aty dhe bëni këtë. S’do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve, nuk mund të funksionojë kjo histori që t’ja marrim disave dhe t’ja japim disa të tjerëve. S’mund t’i themi njerëzve që; ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’i themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim.”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Rama mashtron për rritjen ekonomike/ Zbardhet skema e manipulimit

Kujtojmë se pika 3 e planit të opozitës ishte, anullimi i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për 10 koncesione. Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet në shëndetësi të cilat opozita i cilëson si korruptive, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i kryeministrit: Ndëshkime të rrepta për të gjithë ata që…

LEXO EDHE:  Rama mbështet pa kompromis Henri Çilin

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE