Connect with Us

Pasojat tragjike të tërmetit/ Zëri i Amerikës: Shkelja e rregullave të ndërtimit shtoi dëmet

Lajme

Pasojat tragjike të tërmetit/ Zëri i Amerikës: Shkelja e rregullave të ndërtimit shtoi dëmet

Publikuar

-

Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tërmetit të 26 Nëntorit në një pjesë të konsiderueshme të territorit, kanë si shkak përveç tërmetit edhe faktorin njerëzor.

Gjeologë, inxhnjerë dhe urbanistë konstatojnë se dëmet u shumfishuan si rrjedhojë e ndërtimeve në zona të rrezikshme, pa kriter pa planifikim, me cilësi të dobët jashtë kushteve teknike, për të cilat prej vitesh i kanë tërhequr vëmendjen autoriteteve por pa rezultat.

Ligjet për kontrollin e ndërtimeve dhe të cilësisë së tyre ekzistojnë por në mjaft raste ato nuk janë zbatuar thonë ekspertët. Ata shprehen se tërmeti zbuloi të gjitha defektet e ndërtimeve në 3 dekada në Shqipëri.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri që shkaktoi 51 viktima, afro 900 të plagosur dhe dëmtoi sipas të dhënavë paraprake 7900 pallate dhe banesa zbuloi një sërë problemesh që lidhen me planifikimin e territorit, ndërtimet pa leje, projekimet dhe zbatimin e kushteve teknike të ndërtimit. Specialistë të fushës së gjeologjisë, urbanistikës dhe ixhinjërisë rendisin si shkak të kësaj katastrofe krah tërmetit edhe faktorin njerëzor.

“Janë disa faktorë. Faktor është tërmeti. Faktor është gjeologjia. Faktor është cilësia e materilave të ndërtimit. Faktor është çimetoja, hekuri dhe mënyra se si përgatiten materialet” – thotë Fitim Bello Inxhinier ndërtimi.

Specialistët mendojnë se ajo që ndodhi në Durrës është rrjedhojë e ndëertimeve me leje dhe pa leje në zona të cilësuara të rrezikshme për ndërtime si në zonën e kënetës dhe në atë të plazhit.
“Është ndërtuar sipas njohjeve. Tani miku është shoqëruar dhe me ca vlera monetare, sepse nuk është vetëm mik. Problemi është që gjithë ai plazh që menduan autoritetet për t’a zhvilluar në zonë të banuar ku e kanë planin?”- shprehet Luljeta Bozo, Pedagoge në fushën e Gjeoteknikës.

Urbanistët mendojnë se zhvillimi i territorit në Shqipëri ka ardhur i paplanifikuar dhe se i është dhënë më shumë rëndësi lejeve të ndërtimit se sa planifikimit të territorit.

“Kjo ka sjellë që niveli i korrupsionit të jetë i lartë, në shumë dimensione. Jo vetëm korrupsioni në kuptimin e mitmarrjes që njohim, por dhe të trafiqeve politike dhe marrëdhënieve të dyshimta ose të diskutueshme, si përsa i përket moralit ashtu edhe përsa i përket ligjit” – thotë Gent Kaprata, specialist urbanist.

Ekspertët ngrenë shqetësimin për mënyrën se si është ndërtuar, kriteret e dhënies së lejeve të ndërtimit, zbatimin e projekteve, kontrollin e cilësisë së punimeve gjatë ndërtimit të godinave disa katëshe që u rrëzuan ose mbetën të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

“Një pjesë e mirë e atyre që janë dëmtuar kanë qenë për mungesë projekti, mungesë të respektimit të rregullave elementare të zbatimit të projektit, për mungesë të materialeve të përshtatshme, të gjiutha, janë bashkuar të gjitha. Por mbi të gjitha është për mungesë projekti. Kur them projekti, kam parasysh se duhet të njohësh truallin. Si mund të bësh 4 kate dhe të shtosh dhe 4 të tjera. Themeli mban vetëm 4, kush do t’i mbajë 4 të tjerat. Hotel Palma në Durrës edhe pa tërmet do ishte shëmbur”. shprehet Luljeta Bozo Pedagoge në fushën e Gjeoteknikës.

Ekspertët sqarojnë se ekzistojnë të gjitha ligjet, që parashikojnë kontrolle që nga marrja e lejës së zhvillimit dhe deri në dorëzimin e godinës së ndërtuar tek autortetet lokale, që përfshijnë projektin, studimin gjeologjik dhe sizmik, kontrollin e supervizorit në cdo hap të
zbatimit të projektit, kontrollin e ekperteve të pushtetit vendor, kryerjen e analizave të cilësisë së betonit dhe hekurit dhe deri tek certifikimi final ai që quhet kolaudimi, pa të cilin objekti nuk mund të merret në dorëzim nga bashkia. Por cfarë ka ndodhur dhe përse godina si ato në Durrës që parashikohet të përballojnë një tërmet të shkallës 8 sipas Rihterit u rrëzuan me 6.4?

LEXO EDHE:  Korçë/ Arrest 61 vjeçarit, aksident, dëme materiale

“Ato që janë ndërtuar mirë i provoi tërmeti. Tani janë 4 godina, 3 prishen 1 nuk prishet. Çdo të thotë kjo? Ky që nuk është prishur është ndërtuar mirë. Të tjerët kanë ndërtuar keq”- pohon Fitim Bello Inxhinier ndërtimi
Pedagoja e fushës së gjeologjisë Luljeta Bozo nënvizon disa problem të evidentuara ndër vite, në fushën e ndërtimit në Shqipëri, të cilat tërmeti i zbuloi tërësisht.

“A është zbatuar projekti pikë për pikë, apo ata që e zbatojnë janë futur në presionin e investitorit i cili do të kursejë sa më shumë. Nuk kanë bërë prova, jo të gjithë kanë bërë prova edhe për betonin edhe për hekurin edhe për çimenton. E fillojmë që nga themeli. U hodh themeli. Ku i ke provat që ke realizuar themelin? Duhet të kesh marrë kubikë betoni, të kësh marrë hekurin t’a kesh dërguar në laborator, të kesh çertifikatat e cilësisë që vërtetojnë që ti e ke patur në cilësinë e duhur këtë matërial që ke përdorur. Kjo herë është bërë dhe herë jo. Këtu munon hallka. Është supervizori por ai në shumë raste blihet ose paguhet nga investitori. Investitori ka interes të mbarojë shpejt”- shprehet Luljeta Bozo Pedagoge në fushën e Gjeoteknikës

Një nga problemet që doli në pah pas lekundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit lidhet me ndërtimet pa leje, të cilat llogariten mbi 300 mijë, me
një rritje vit pas viti në tre dekadat e fundit. Ekspertë të fushës jurdike vërejnë se këto ndërtime e thelluan dëmin njerëzor dhe material.

“Ndërtimi pa leje është si të ta marrë mendja. Pa supervizor, Mundohen të kurosejnë sa më shumë. Pas ndërtimeve pa leje, kjo politikë ky shtet kishte shansin t’i çonte në një skaner sizmik gjeologjik këto ndërtime, që për efekte elektorale i legalizoi. Ti ja kthen fizikisht objektin këtij njeriu, por ti s’mund t’i kthesh një banesë të pabanueshme nesër”- pohon Genc Gjokutaj avokat për çështjet penale.
Specialist të fushës së ndërtimit shohin problem edhe tani gjatë procësit të inpektimit të godinave të dëmtuara.

“ Lëri të lirë specialistët. Shkon atje dhe thua, ky pallat bën dhe ky nuk bën. Me ç’të drejtë? Ku e ke proçesverbalin? Ku janë analizat? Dalin dhe thonë se pamë 50 pallate, Ku i pe ti 50 pallate. Ku janë dokumentat. Për mendimin tim ka shumë vend për përmirësime”- thotë Fitim Bello Inxhinier ndërtimi
Ndërkohë prokuroritë e rrethit të Durrësit dhe Tiranës dy qytetet më të prekura nga tërmeti kanë nisur hetime prej disa ditësh në ,lidhje me ndërtesat e dëmtuara. Avokati Genc Gjokutaj vëren se hetimi po shoqërohet me zhdukjen e provave.
“Një pallat, gjysëm i shembur është prova mbi të cilën ekspertët do të konkludojnë dhe duhet t’i thonë shtetit, ti nuk do vazhdosh më në këtë formë. Të gjitha ndërtesat e dëmtuara duhet të inspektohen, të dalin përgjegjësit dhe pastaj të shëmben”- argumenton Genc Gjokutaj avokat për çështjet penale.
Specialistët prej kohësh kanë ngritur shqetësime mbi cilësinë dhe ndërtimet pa kriter në të gjithë vendin. Ata herë pas here kanë pralajmëruar autoritetet mbi pasojat, por thirrjet e tyre nuk janë dëgjuar.
Në të gjitha rastet, ajo që vihet re është mungesa e theksuar e rolit të shtetit për të kryer funksionin kryesor atë të sigurisë së banorëve Edhe në komentet e fundit të drejtuesve të shtetit, kritikat kryesore janë drejtuar ndaj ndërtuesve duke lënë jashtë zyrtarët për abuzimet e shumta që dyshohet se kanë bërë, në një kohë kur përgjegjësia mund të jetë ë barabartë./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi  ndërkombëtarë “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin e tij në përqasjen dhe bashkekzistencën paqësore të komuniteteve të traditave të ndryshme.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në Kishën Katedrale historike të Aahenit, në Gjermani.

Ky vlerësim i rëndësishëm  jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Lavdërimin (Laudatio) për personin e nderuar me këtë çmim do ta mbajë kardinali Kurt Koh, President i “Këshillit Pontifik për Promovimin e Unitetit të Krishterë” (PCPCU).

Në përshëndetjen e tij falënderuese, Kryepiskopi Anastas pritet t’i referohet temës “Bashkekzistenca paqësore në një botë multifetare”.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe  sociale”romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende.

LEXO EDHE:  Çuçi takon grupin e ekspertëve që bëjnë vlerësimin e banesave/  250 persona nga Sukthi janë akomoduar në hotele 

LEXO EDHE:  Flasin ekspertët: Kjo është femra më e bukur në botë!

Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

Me rastin e këtij aktiviteti, të pranishmëve do t’u vihet në dispozicion përkthimi në gjermanisht i librit të Kryepeshkopit Anatas “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, që u botua së fundmi nën përkujdesjen e Universitetit të Friburgut, në Zvicër.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rudina Hajdari feston ndryshe/ Vajza e deputetes shpërndan lule për Shën Valentin

Publikuar

-

Nga

Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Rudina Hajdari, e cila duket se i është përkushtuar familjes.

Por ajo që e ka festuar më shumë dhe është përkushtuar më tepër te festa e Shën Valentinit, duket se është vajza e politikanes, Sihana.

Vetë Hajdari ka publikuar disa foto të Sihanës duke vizatuar zemra dhe trëndafila, ku uron deputeten për festën.

Gjithashtu vogëlushja shihet edhe me trëndafila të kuq në dorë, për të cilët Rudina Hajdari thotë se i ka shpërndarë.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Ja fondi që miratoi bashkia për banorët e prekur

LEXO EDHE:  Tërmeti lëkund detin Jon/ Ka shkaktuar dëme të shumta

“Sihana duke shpërdarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinit nga ne”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijon gara për kreun e BKH/ Kualifikohen 8 kandidatë

Publikuar

-

Nga

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Reagon Shoqata e Ndërtuesve: Domosdoshmëri hartimi i normave teknike

LEXO EDHE:  Shkencëtarët në dilemë/ A ja vlen kimioterapia?

Tetë nga 18 kandidatë janë kualifikuar në testin fizik dhe logjik. Ata tashmë do të intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

 

LEXO TE PLOTE